Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Ja çfarë ua ulë shtypjen e gjakut

$
0
0

Ja çfarë ua ulë shtypjen e gjakutStudimet e reja thonë se shalqiri e ul shtypjen e lartë të gjakut te personat me mbipeshë dhe mund ta ulë rrezikun nga infarkti i zemrës.

Studimi më i ri, i botuar në revistën “American Journal of Hypertension”, ka bërë me dije se konsumimi i shalqirit është i mirë për zemër dhe mund t’i ulë problemet me zemër gjatë motit të ftohtë, kur edhe ndodh shumica e infarkteve, transmeton Kosova Sot.

Profesori Arturo Figueroa, nga Universiteti shtetëror i Floridës, thotë se presioni në aortë dhe në zemër, ulet pas konsumimit të ekstraktit të shalqirit.

Ky lajm vjen menjëherë, pasi që u bë e ditur se ushtrimet në ujë të ngrohtë mund ta ulin shtypjen e gjakut. Shkencëtarët brazilianë thonë se kjo metodë funksionon edhe tek ata, që nuk ia kanë dalë ta stabilizojnë shtypjen e gjakut me ilaçe. Ende nuk dihet me saktësi mekanizmi i veprimit në këtë rast.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles