Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Edhe lëkura e meshkujve ka nevojë për kujdes

$
0
0

Lëkura e mashkullit nuk është aspak e ndryshme nga ajo e femrës, përveç zonës ku ata rruhen. Ka meshkuj me lëkura të yndyrshme, të thata dhe kombinime të këtyre.

Shumë prej tyre as që nuk e dinë se në ç’kategori hyjnë dhe nëse do të interesoheshin për lëkurën e tyre do t’u dukej si shenjë homoseksualiteti.

Ka shumë produkte për meshkuj, të cilat prodhohen nga firma të njohura ose jo.

Është mirë që edhe meshkujt të kujdesen për lëkurën e tyre, e jo vetëm të mjaftohen me pastrimin e saj me ujë e sapun.

Në farmaci dhe qendra kozmetike gjenden pastrues dhe kremra, të cilat ndihmojnë për një pamje më të shëndetshme të lëkurës.

Produktet mashkullore në përgjithësi kanë aromën karakteristike të parfumeve gjithashtu mashkullore, kështu që përbën problem prania e një locioni mbi lëkurën tuaj.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116