Flokët e thinjura mund të jenë shenjë e mungesës së faktorëve të ndryshëm ushqimorë, apo të paralajmërojë shfaqjen e ndonjë sëmundjeje.
Ngjyra e flokëve është më shumë se çështje estetike. Ajo na tregon për disa mangësi në organizëm, apo edhe për ndonjë sëmundje. Shkencëtarët thonë se thinjat paraqiten si pasojë e prodhimit më të vogël të melaninës nga qelizat e rrënjëve të flokëve, por mjekësia tradicionale kineze thotë se flokët pasqyrojnë “fuqinë” e gjakut dhe të organeve të brendshme, sikur që janë veshkat. Ushqimet që e forcojnë gjakun dhe veshkat janë klorofili, melasa e sheqerit, farat e zeza të susamit, algat “hijiki”, hithrat, e sidomos bari i grurit (gruri i sapombirë).
Lëngu që ua kthen flokëve ngjyrën
Konsumimi i rregullt i lëngut të barit të grurit na ofron shumë përparësi, ku njëra prej tyre është ngadalësimi i thinjave të flokëve dhe kthimi i ngjyrës natyrore të tyre.
Lëngu i barit të grurit është edhe një pastrues i mirë i gjakut.
Si ta përfitoni këtë lëng?
Barin e grurit mund ta mbillni edhe vetë në shtëpi, por mundeni edhe ta blini në dyqanet e ushqimeve të shëndetshme.
Përbërësit:
– 30 ml lëng të barit të grurit;
– 1 filxhan pemë të grira, sipas dëshirës;
– 1 filxhan lëng limoni;
– 1 lugë mjaltë;
– pak ujë.
Këta përbërës i futni në bluarës elektrikë dhe i bluani.
Përdoreni këtë pije çdo ditë, 1-2 herë, dhe përcilleni përmirësimin e gjendjes së flokëve tuaj.