Soda e bukës ka gjetur përdorim të madh në kuzhinë, tash e një kohë të gjatë, mirëpo ajo luan një rol të rëndësishëm edhe në aspektin e bukurisë.
Ky produkt i lirë, të cilin me shumë gjasë mund ta gjeni në kuzhinën tuaj, është i mrekullueshëm për lëkurën dhe flokët tuaj.
Deodorant
Përzieni sodën e bukës më pak ujë dhe më pas përdorni atë në vend të deodorantit. Kjo përzierje parandalon djersitjen dhe erën e keqe, të cilën e liron trupi.
Përzieni me shampon!
Shtoni pak sodë buke në shamponin tuaj të zakonshëm dhe më pas përdorni atë në flokët tuaj, për t’ua shtuar atyre shkëlqimin dhe për t’ua kthyer shëndetin në të njëjtën kohë.
Zbardhoni dhëmbët!
Përzieni një lugë gjelle të sodës së bukës me pesë pika peroksid hidrogjeni dhe më pas i shtoni edhe disa pika ujë. Vendosni në një enë dhe përzieni derisa të krijohet masa heterogjene dhe më pas përdorni atë sikur të ishte pastë e dhëmbëve. Soda e bukës ndikon shumë në zbardhimin e dhëmbëve.
Përdorni sodën e bukës për manikyr!
A jeni lodhur nga trajtimet e shumta të manikyrit dhe gishtat ju duken prapë të çoroditur? Nëse po, atëherë provoni përzierjen e krijuar nga soda e bukës dhe uji i vaktë për të trajtuar gishtat, nëse keni masë të mjaftueshme, atëherë trajtoni edhe duart tuaja në mënyrë që t’i zbutni ato.
Pastrojeni fytyrën!
Soda e bukës ka veti të pabesueshme për pastrimin e lëkurës. Përzieni atë me ujë të vaktë dhe më pas shpërndajeni nëpër fytyrë, për të larguar qelizat e vdekura. Ky është një trajtim shumë natyral.
Soda e bukës për largimin e akneve
Përzieni një lugë çaji sodë buke me një gotë ujë të distiluar. Pastaj, mbani kokën tuaj poshtë mbi një enë me ujë të nxehtë, në mënyrë që lëkura juaj të merr nxehtësinë nga ena. Përfundimisht, aplikoni me shumë kujdes përzierjen e krijuar në fytyrë, duke i bërë masazh fytyrës suaj.
Përdoreni atë si qetësues të lëkurës!
Soda e bukës është shumë e mirë edhe për qetësimin e lëkurës nga irritimet e ndryshme. Përzieni sodën e bukës me sasi të njëjtë të kripës së detit dhe me vajin tuaj të preferuar.
Shampon i thatë
Nëse keni mbetur pa shampon të thatë, atëherë provoni të pastroni flokët tuaja me sodë të bukës. Vendosni pas sodë buke në shuplakën e dorës dhe më pas pastroni flokët tuaja me të!