Njëzet përqind e atyre që kanë udhëtuar thonë që kanë pasur seks rastësor, pra seks me partner të panjohur derisa ata ishin në një udhëtim.
Eksitimi i të qenit në udhëtim mund t’i nxisë ata të bëjnë gjëra të cilat nuk do i bënin në shtëpi, risku aq më shumë rritet kur janë në ndikimin e alkoolit apo të drogës.
Udhëtarët të cilët kanë seks rastësor qoftë: vaginal, anal apo oral janë të rrezikuar për të marrë infeksione seksualisht të transmetueshme (SST), të tilla si: HIV, herpes, gonorre, sifiliz etj. Shumica e SST-ve janë të shërueshme, por janë shumë të bezdisshme.
Mënyra më e sigurt është që të mos kryejmë marrëdhënie seksuale me të panjohur. E nëse vendosni atëherë duhet të përdorni masat mbrojtëse, të cilat janë:
Para së të niseni për udhëtim merrni vaksinën kundër HepatitiA dhe B
Pyesni mjekun tuaj për vaksinën kundër Human PapillomaVirusit
Përdorni kondom gjatë marrëdhënies seksuale
Mos bëni seks me prostituta meshkuj apo femra
Mos konsumoni alkool apo droga rekreative