Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Si të mbrojmë melçinë?

$
0
0

Si të mbrojmë melçinë?Mëlçia, nëse është e shëndetshme, shërben kryesisht si filtrues dhe është fabrikë procesimi për trupin tuaj. Detoksifikon substancat vdekjeprurëse dhe zbërthen eritrocitet e harxhuara.

Përveç këtyre punëve, ky organ gjithashtu sekreton lëngun biliar për fshikëzën e tëmthit. Kjo ndihmon në tretjen e yndyrave në zorrën e hollë.

Përveç detoksifikimit, mëçia gjithashtu metabolizon proteinat dhe karbohidratet, Vitaminën A dhe substancat që janë instrumentale në mpiksjen e gjakut.

Ta mbrojmë melçinë

Pirja e tepërt nuk i bënë mirë mëlçisë tuaj. Kur ky shokë i heshtur i trupit tuaj lëndohet apo sëmuret nuk ka se si të ankohet gjersa të bëhet vonë për ty.

Kjo është për shkak se nuk ka nerv të veçantë për të krijuar alarm. Me fjalë tjera ska se si të të tregoj se është lënduar apo sëmurë nga moskujdesi juaj!

Qelizat e mëlçisë janë të vetmit entitet që mund të prodhojnë një tip të enzimave për të oksiduar në mënyrë efektive alkoolin.

Mjerisht për ata që pinë shumë, mëlçia ka mjaftë enzime për të procesuar vetëm një pije alkoolike në orë. Nëse do të pije disa pije alkoolike brenda orës, teprica e alkoolit do të qarkullojnë në rrjedhën e gjakut duke prekur secilin organ në trupin tuaj.

Pirja e duhanit gjithashtu është e keqe për mëlçinë tuaj për shkak se qelizat e mëlçisë duhet të zbërthejnë 80% të nikotonës në kotininë.

Kur të hani ushqime deti sigurohu që është mirë i pjekur. Nuk është mirë që të hani ushqime pjesërisht të pjekura sepse niveli i baktereve në ushqimet gjysmë të pjekura mund të jetë tmerrësisht i lartë dhe kështu mëlçia juaj duhet të punoj jashtë orarit për të mbytë këto baktere me lëngun e saj biliar.

Duke marrë një qasje të kuptueshme për tu kujdesur për mëlçinë dhe duke bërë disa ndryshime sjelljesh në mënyrën e të jetuarit tuaj, ju mund të zgjasni shëndetin e mëlçisë tuaj dhe të shmangni dëmtimin dhe sëmundjen e mëlçisë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles