Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Brokoli mbron zemrën dhe “lufton” kancerin

$
0
0

Brokoli mbron zemrën dhe “lufton” kancerinBrokoli është perime mjaft e rëndësishme, jo vetëm e shijshme për t’u gatuar, por për shkak edhe të vlerave ushqyese që përmban që shtojnë arsyet për t’u konsumuar akoma më shumë.

Brokoli këshillohet t’i shtohet listës së ushqimeve, pasi ndihmon në heqjen e radikalëve të lira dhe toksinave nga trupi si acidi urik, duke pastruar gjakun dhe duke mbajtur larg probleme që lidhen me toksina, si skuqjen.

Përveç këtyre brokoli lufton edhe shumë sëmundje tjera, se cilat janë ato, do t’i mësoni në vazhdim.

– Lufton kancerin: Brokoli është luftuesi natyror për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostatës, kancerin e organeve të brendshme si mushkëritë, mëlçinë, zorrën e trashë, veshkat etj.

Por brokoli është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe kancerin e mitrës, sepse ai heq estrogjenin shtesë nga trupi.

Kjo për shkak të pranisë së fortë antikancerogjene si sulfora-phane, dindolylmethane, beta-karotenë, selen dhe vitamina të tjera si-vitaminë C, vitaminë A dhe vitaminë E, zink, kalium dhe disa amino, të cilat janë efikase kundër agjentëve kancerogjenë.

– Çrregullimet në stomak: Brokoli është shumë i pasur me fibra dhe mund të kurojë pothuajse të gjitha çrregullimet e stomakut me shërimin e kapsllëkut sepse kapsllëku është rrënja e pothuajse të gjitha çrregullimeve në stomak. Fibrat formojnë pjesën më të madhe të ushqimit, ujit dhe ruajnë formën e zorrëve.

Magnezi dhe vitaminat e pranishme në brokoli kurojnë aciditetin për të lehtësuar tretjen e duhur dhe thithjen e ushqyesve nga ushqimi dhe zbutin barkun me uljen e inflamacionit.

– Sëmundjet e zemrës: Brokoli ka përmbajtje të lartë në fibra, beta-karotene, acide yndyrore omega-3 dhe vitamina të tjera që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq si dhe bëjnë zemrën të funksionojë siç duhet duke rregulluar presionin e gjakut.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles