Pothuajse të gjithë ata që personin lente kontakti, janë duke kryer një varg të mëkateve kardinale për shkak se rrezikojnë verbërinë, ka paralajmëruar një raport i ri.
Një anketë nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në 1000 të rritur ka gjetur se 99% e tyre, i thyejnë rregullat e arta të të mbajturit lente kontakti apo thjerrëza, siç njihen me gjuhën popullore, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Numri i përdoruesve të thjerrëzave është rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë 20 vjetëve të fundit me 3.5 milionë njerëz në Britani të madhe dhe 30 milionë në SHBA. Edhe në pjesën tjetër të botës, njerëzit përdorin lente në vend të syzeve për të korrigjuar shikimin e tyre.
Raporti ka gjetur një numër shqetësues të praktikave të jashtëzakonshme, të tilla si dështim në pastrimin e duhur të thjerrëzave.
Më shumë se gjysma e tyre e kanë pranuar se kanë kaluar natën me thjerrëzat e vëna në sy, dhe 10% e tyre kanë deklaruar se gjatë ditës pushojnë me thjerrëzat e vëna.
Këto shprehi të këqija, potencialisht mund të shkaktojnë infeksione në si “keratitit” – infektimi i kornesë së syrit e cila shkakton verbërimin.
Shumica prej tyre po ashtu, kanë thënë se kanë qenë për ekzaminim te mjeku, për shkak të kuqjes së syve dhe dhimbjes, thuhet në raport.
Raporti shpreh shqetësimin më të madh për njerëzit që nuk i heqin thjerrëzat as edhe kur bëjnë dush apo kur shkojnë për not.
Më shumë se 8 në 10 njerëz, e kanë pranuar se ata nuk i heqin lentet e kontaktit kur bëjnë dush dhe se notojnë me to.
Ekspertët thonë se kjo e rrit rrezikun për infeksione, për shkak se transmeton në sy micro-organizma që jetojnë në ujë.