Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

A dëshironi të humbni në peshë me një ritëm të shëndoshë?

$
0
0

A jeni ngopur me produktet, programet dhe personat të cilët theksojnë se kanë një recetë për humbje të shpejtë dhe jetëgjatë?

E vërteta është se nëse dëshironi të humbni në peshë me rëndësi është të shkrini kaloritë me një ritëm të shëndoshë! Sipas Qendrës Amerikane për Kontroll dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), me një ritëm të shëndoshë mund të humbni një kilogram në javë.

-Konsumim më i vogël i kalorive brenda ditës

Uleni konsumin ditor të kalorive nga 250 deri 500 kalori, në mënyrë që të humbni gjysmë kilogrami për çdo javë. Lexoni me kujdes deklaratat nga prodhimet të cilat i konsumoni, në mënyrë që saktë ta vërtetoni se cili është konsumi ditor i kalorive.

Porcionet e vogla

Konsumoni shujta të vogla 4 deri 6 herë brenda ditës. Provoni t’i përmbaheni sasisë së shujtave nga paketimi i ushqimit. Me porcione të vogla do të shkrini kaloritë nga menyja ditore e ushqimit që do t’ju ndihmojnë të keni një peshë të cilën e keni dëshiruar gjithmonë.

-Ushqimet e grimcuara, të shëndetshme

Hiqni dorë nga ushqimi i shpejtë, si dhe ushqimet e grimcuara me shumë kalori që kontribuojnë në grumbullimin e kilogramëve. Në vend se të konsumoni çips dhe ëmbëlsira, konsumoni pemë dhe perime të freskëta. Një mënyrë si kjo e ushqimit, me pemë dhe perime, do t’ju mundësojë më shumë përbërës ushqyes, e më pak kalori për shujtë.

-Konsumoni ujë

Konsumoni sasi të madhe të ujit, në mënyrë që trupit t’i siguroni hidratim më të mirë. Në këtë mënyrë edhe stomaku juaj do të jetë më i mbushur, e ju do ta shmangni nevojën e konsumit të pijeve të pasura me yndyrë, kalori dhe sheqer. Kjo shmangie e kalorive do të jetë e mirëseardhur në përpjekjen tuaj për t’i humbur kilogramët shtesë.

-Ushtrimet kardiovaskulare

Për çdo ditë kryeni ushtrime kardiovaskulare dhe atë në kohëzgjatje 30 deri 60 minuta. Filloni ngadalë, me 10 deri 15 minuta çdo ditë, derisa t’ia arrini t’u bëni ballë ushtrimeve më të gjata. Varësisht nga pesha dhe aktivitetet të cilat i zgjidhni, do të shpenzoni sasi të ndryshme të kalorive.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles