Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Si ta forconi imunitetin?

$
0
0

Si ta forconi imunitetin?A e keni ditur se rrobat tepër të ngrohta nuk janë të mira për sistemin imun? A keni ide sa pemë dhe perime duhet konsumuar që të jemi të shëndoshë?

Gabimi i parë është nëse mendojmë se nëse ulemi në ajër të pastër dhe konsumojmë ushqim organik mbetemi të shëndoshë. Asgjë nuk na ndihmon nëse nuk lëvizim. Nuk është e nevojshme që çdo ditë të vrapojmë maratonë apo diçka të ngjashme, por aktiviteti fizik është i domosdoshëm. Duke mos qenë aktivë ngadalësojmë lirimin e helmeve nga trupi dhe mundësitë që të jemi të shëndoshë janë të vogla.

Ajri i freskët

Ajri i freskët është shumë i dobishëm, prandaj porosia e mjekëve është: “Çdo ditë, së paku gjysmë ore, duhet kaluar përjashta, në një shëtitje të lehtë“.

Personat që konsumojnë duhan, adhuruesit e ëmbëlsirave, mishit të kuq, janë në telashe. Besoni apo jo, kafshët shtëpiake në masë të madhe ndikojnë në formimin e një sistemi të fortë imun, të jeni rezistues ndaj alergjive. Në mënyrë të ngjashme, por edhe të çuditshme, do të ndikonte edhe një banjë me ujë të njelmët.

Magnezi

Fshehtësitë për ngritje të imunitetit janë të ndryshme. Ka aq shumë saqë mund të ushqehuni dhe ndikoni sipas shijeve tuaja. Nëse nuk dëshironi të konsumoni qepën, atëherë seksi mund të jetë një zëvendësim i shkëlqyeshëm. Hormoni serotoninë, të cilin e sekreton pas marrëdhënies ka një ndikim shumë pozitiv. Është vërtetuar se gjatë stinës së dimrit organizmi ynë ka nevojë për gjysmë orë më tepër shumë në krahasim me stinët e tjera.

Të gjithë e dimë se stresi ndikon negativisht në të gjitha funksionet e organizmit, e pse jo edhe në sistemin imun. Për të parandaluar stresin, organizmi ynë ka nevojë për 300-400 mg magnez. Mund ta hasim në banane, qumësht, dhe në bimët e gjelbra.

Limonadë me qepë

Disa prej recetave janë limonada me qepë: 3 gjethe të qepës vendosni në një litër me ujë. Uji le të valohet, e më pas përzieni qepët dhe e lini të qëndrojë ashtu për njëzet minuta, shtoni limon dhe mjaltë sipas dëshirës.

Thuhet se ka një shije të shkëlqyeshme dhe ndikon pozitivisht.

Pangjarë, karota, limon dhe mollë

Në një enë të qelqit vendosni të gjitha këto produkte dhe i konsumoni sipas dëshirës.

Krejt në fund, edhe vera e kuqe ndikon si antioksidues. Për një shëndet të mirë thuhet “një gotë verë në ditë”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles