Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Pse duhet të konsumoni fiq

$
0
0

Pse duhet të konsumoni fiqFiqtë janë fruta që kanë një ndikim konsiderohen si një ndër frutat që kanë ndikim pozitiv në shëndetin e njeriut.

Të shijshëm dhe të ushqyeshëm, fiqtë konsumohen në disa forma: të freskët, të thatë apo në trajtë reçeli.

Disa nga arsyet se pse duhet të konsomohen fiqtë janë

Fiqtë kanë veti tretëse të shkëlqyera

Fiqtë janë të pasur me enzima, të cilat bëjnë të mundur asimilimin e ushqimeve dhe substancave si kalciumi, hekuri, potasi, magnezi dhe vitaminat A, B1, B2, B6, PP dhe C. Ata konsiderohen një aleat i mirë i aparatit tres.

Janë anti imflamatorë

Ndihmojnë në rastet e enjtjeve dhe infeksioneve. Fiqtë luftojnë inflamacionet e mushkërive dhe ato të rrugëve urinare, por edhe kolitin e gastritin.

Rënia në peshë

Fiqtë janë të këshillueshëm për ata që duan të bien në peshë, pasi përmbajnë vetëm 47 kalori për 100 gramë. Por kjo nuk vlen për fiqtë e thatë, të cilët mund të kenë deri 227 kalori për të njëjtën peshë. Konsumimi i fiqve krijon ndjesinë e ngopjes, duke ndihmuar kështu ata që nuk duan ta teprojnë me ushqimin.

Shëndetin e syve, lëkurës dhe kockave

Ruajnë shëndetin e syve, lëkurës, kockave dhe dhëmbëve, kjo falë substancave ushqyese që kanë në përbërjen e tyre.

Por mund të shkaktojnë edhe alergji

Fiqtë hyjnë në kategorinë e ushqimeve që japin alergji në disa raste, prandaj personat e ndjeshëm duhet të bëjnë kujdes me konsumin e tyre.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles