Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Metastazat e mëlçisë

$
0
0

Metastazat e mëlçisëTumoret më të shpeshta të mëlçisë janë metastazat prej organeve tjera, të cilat janë sëmurur nga karcinoma. Në disa raste metastazat në mëlçi tregojnë ekzistimin e karcinomës prej ndonjë organi tjetër.

Heqja radikale kirurgjike e ndryshimeve kanceroze të mëlçisë është terapia më efektive dhe mundësia për shërimin e mundshëm.

Mëlçia është laboratori më i madh në organizmin e njeriut, i vendosur në zbrazëtirën e stomakut, nën brinjën e djathtë harkore, i mbrojtur me strukturë muskulore-skeletore. Gjaku vjen prej dy burimeve, gjaku prej artereve dhe gjaku prej “portalit të qarkullimit të gjakut”, përmes të cilit gjaku prej zorrëve i pasur me të gjithë përbërësit e mirë dhe të këqij, të cilët i kemi marrë bashkë me ushqimin shkon në përpunim në mëlçi. Po ashtu, ky organ ka edhe furnizim të pasur limfatik. Pikërisht përmes këtyre rrugëve të gjakut dhe limfës qelizat tumore udhëtojnë prej njërit organ te tjetri dhe metastazojnë në mëlçi. Të gjitha për metastazat në mëlçi na zbuloi dr. Toni Josifovski, kirurg digjestiv në Spitalin e klinikës “Acibadem Sistina”.

Metastazat prej zorrës së trashë dhe rektumit

Mëlçia është organ ku më shpesh metastazojnë tumoret malinje të zorrës së trashë dhe rektumit, por edhe karcinoma të cilat e kanë prejardhjen prej organeve tjera. Rreth 25% të pacientëve me karcinomë të zorrës së trashë në momentin e zbulimit të sëmundjes kanë edhe metastaza në mëlçi, 25% të tjerë do të fitojnë metastaza në mëlçi në 3 vitet e ardhshme. Për dallim nga metastazat prej tumoreve gastrointestinale, ato të cilët e kanë origjinën prej zorrës së trashë paraqiten si ndryshime të vetme ose disa në numër, që mundëson heqjen e tyre me kirurgji. Për fat të keq, vetëm 20-30% të pacientëve të cilët kanë ndryshime metastaze mund të mjekohen me intervenim kirurgjik.

Zbulimi i metastazave të mëlçisë

Simptomat të cilat i ndjejnë pacientët nuk janë tipike për këtë sëmundje:

-Zvogëlimi i peshës trupore (dobësimi)

-Dobësi e përgjithshme

-Mundime

-Ndjenjë e pakëndshme në stomak

-Zverdhim etj.

Por, pacientët e operuar prej karcinomës duhet të paraqiten në kontrolle të rregullta kur bëhen ekzaminime laboratorike, eho tomografike, si dhe procedura tjera radiologjike (tomografi kompjuterike, rezonancë magnetike, PET skanim) përmes të cilave vëzhgohet sëmundja.

Mjekimi kirurgjik

Heqja radiale kirurgjike e ndryshimeve të metastazës është terapia më efikase dhe e ofron rastin e vetëm për shërim të mundshëm, kuptohet në kombinim me mënyrat tjera të mjekimit. Çfarë pjese prej mëlçisë do të hiqet varet nga numri dhe madhësia e ndryshimeve të metastazës. Mëlçia për shkak të karakteristikave të veta anatomike, funksionale mund ta rigjenerojë dhe ta përtërijë indin deri në 80%. Mjekimi operativ duhet të plotësohet me trajtim efektiv të kimioterapisë që të shkatërrohen edhe ndryshimet mikroskopike në organizëm.

Metastazat prej organeve tjera

Krahas metastazave prej karcinomës së zorrës së trashë dhe rektumit, me kirurgji mund të mjekohen edhe metastazat prej karcinomës së mushkërive, si dhe prej karcinomës së gjirit dhe metastazat e tumoreve endokrine. Vlerësimi për operacion të tumoreve të metastazës është multidisiplinore, por fjalën e fundit e ka kirurgu që e punon këtë fushë. Kirurgjia e mëlçisë është specifike dhe punohet vetëm në qendrat të cilat disponojnë me ekipe dhe pajisje të specializuara. Spitali i klinikës “Acibadem Sistina” në nivel të qendrave mjekësore botërore disponon me mjek eminent dhe aparate më të sofistikuara për kirurgji të mëlçisë.

Lexo më shumë në linkun vijues: http://bit.ly/Kirurgjia-digjestive


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles