Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Infeksionet e shtyllës kurrizore

$
0
0

Infeksionet e shtyllës kurrizoreNëse keni ethe dhe dhimbje të forta në shtyllën kurrizore. Gjithashtu simptoma si humbje të menjëhershme të peshës trupore, vështirësi dhe dhimbje gjatë urinimit, intolerancë ndaj dritës ju mund të vuani nga infeksioni i shtyllës kurrizore.

Infeksionet të cilat e sulmojnë shtyllën kurrizore janë të rralla, megjithatë mund të jenë tepër serioze. Tek infeksionet e shtyllës kurrizore përfshihen osteomieliti, discitis dhe abscesi epidural. Osteomieliti është një infeksion i kockës rruazore. Discitisi është infeksion i cili shfaqet në hapësirën ndër rruazore dhe prek diskun. Abscesi epidural është një infeksion i cili zhvillohet në hapësirën përreth indit i cili rrethon palcën kurrizore dhe rrënjën nervore.

Zakonisht pacientët të cilët janë të prekur nga discitis fillimisht tregojnë disa simptoma të lehta të cilat në fund shfaqen me dhimbje tepër të forta në shtyllën kurrizore.

Simptomat e abscesit epidural janë më të buta. Mund të shfaqet ndjesi lodhje dhe të keni ndjesi shpimi gjilpërash në shtyllën kurrizore.

Osteomieliti mund të shkaktohet nga infeksioni bakterial ose fungal (i mykut) i cili ka ndodhur diku në trupin tuaj dhe përmes qarkullimit të gjakut ka mbërritur deri në shtyllën kurrizore. Burimi më i zakonshëm i këtij infeksioni është bakteria Staphylococcus aureus. Venat në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore dalin përmes legenit. Për këtë arsye infeksionet e shtyllës kurrizore mund të jenë rezulatat i procedurës urologjike (cistoskopisë)

Rezonanca magnetike zakonisht përdoret për të diagnostikuar infeksionet e shtyllës kurrizore.

Në trajtimin e osteomielitit fillimisht përdoret terapi orale dhe intravenoze (injektuese). Nëse gjendja nuk mund të vihet nën kontroll, ndërkohë që infeksioni përparon, atëherë është i nevojshëm trajtimi kirurgjik.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles