Dëshira nuk është dhe nuk mund të konsiderohet si diçka grabitqare, se ajo s’është vetëm interes për vete. Ajo ka një dimenzion tjetër nga posedimi kurr zemra kërkon të zgjëroj mundësitë jetësore të tjerëve, të tërë botës. Tanimë fuqia e dëshirës del nga korniza e ngushtuar dhe kufijtë e saj çojnë drejt lumturisë së njerëzimit. Asnjë nevojë për çkadoqoftë nuk ka vlerë nëse nuk e dëshirojmë. Vlera i jepet nga momenti kurr dëshirohet një gjë. Kjo dhënie vlere gjërave që ka nevojë njeriu apo i lakmon t’i ketë, çon drejt lëvizjes para dhe lëviz njerëzimin drejt përparimit.
Të dëshirosh atë që ke nevojë, atë që të shtyn të ecish përpara, atë që krijon lumturi është të dëshirosh jetën; në të kundërtën, stagnon, je kundër jetës. Përsëris se njeriu nuk don diçka për vlerën që ajo ka në vete, vlera e saj lind nga momenti kurr lind dëshira për t’a pasur. Në këtë rradhitje ia vlen edhe dëshira për transformim, për ngritje niveli jetësor dhe kështu dëshira sublimohet së bashku me njeriun se kalon në një gjendje të përgjithëshme më të kënaqshme dhe vazhdon pa u ndalur të ngjitet drejt mirësive që i lakmon, që ia kënda e sidomos kurr flasim për dëshirë që lidhet për të ndihmuar tjetrin. Natyrisht, dëshira në vete mund të përmbaj lakmi e këndje të turbullta morale e kjo nga momenti kurr ajo shkon drejt bërjes dëm por, përsëris se dëshira e tillë nuk shkon larg e venitet se nuk ka qëndrueshmërinë e duhur.
Ajo nuk sjellë lumturi, nuk sjellë jetë dhe prandaj shkrihet në pjesën dërmuese pa i kaluar kufijtë e idesë. Mund të dallohen disa momente të dëshirave johumane por ata, nuk janë të qëndryeshme dhe ngulmi pas një dëshire dëmtuese shoqërore nuk sjell lumturi për dëshiruesin; përkundrazi ajo zhyt në mjerim gradual e pendim dhe pra, njeriu i aftësuar me koshiencë nuk pajton me dëshirë keqbërëse sepse nuk ka vend në shpirtin e tij. Është e qartë dhe themi se çdokush bënë keq pa dashur. Shpesh për shembull dashuria shkakton dhimbje të palëve, të parës, të dytës të tretës po edhe më larg. Por kjo nuk është shkak që të mos duam, mos të dëshirojmë. Nëse në kodin moral egzistojnë rregulla, ato respektohen ose jo është çështje tjetër. Konsiderohet, por jam plotësisht dakord se moralisht është tejet degradues fakti të vësh në vepër dëshirën për gruan e tjetrit, por vallë nëse edhe ajo e ka të njëjtën dëshirë dhe palët e plotësojnë atë, ku është e keqja? Them, është dëm i rëndë moral por kjo ndërron nga shoqëri në tjetër dhe gjithëmonë do të ngel çështje diskutabile. Është ky një shembull jo i rrallë në botë, andaj, nuk mundemi t’i ndalojme njerëzit të kenë dëshirë për atë dhe ato që duan e që kanë nevojë. Pjesa tjetër ngelën në barën dhe ndërgjegjen e atyre që dallojnë dhe thejnë moralin e etikën e grupit që i takojnë.
Kjo ka të bëjë gjithashtu me përmbajtjen dhe satisfakcionin e dëshirave që hyn në frymën edukative të formimit të personalitetit ku rol luajnë shum faktorë shoqëror e psikologjik. Të dëshirosh dhe të vëndosh në vepër plotësimin e dëshirës që nuk përkon me edukatën dhe moralin e grupin ku bënë pjesë përmbledh faktorë të tjerë shoqëror e karakterial që çojnë drejt respektit (ose mosrespektit) të ndjenjave dhe parimeve në këmbë e kjo bartë në një këndvështrim tjetër të dëshirës…