Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Kujdes nga mishi i kuq dhe përpunimet e tij

$
0
0

Kujdes nga mishi i kuq dhe përpunimet e tijNë media ka jehuar lajmi se mishi i kuq dhe përpunimet e tij shkaktojnë kancerin dhe kjo e ka ngritur në këmbë opinionin. Megjithatë, Organizata ndërkombëtare për hulumtimin e kancerit fton për përmbajtje, sepse mishi i kuq, siç thonë, përmban proteine dhe mokronutrientë të nevojshëm për organizmin si vitamina B, hekuri e zingu. Për t’i sqaruar këto supozime të reja dhe për t’i hequr dyshimet rreth konsumitmit, shkencëtarët e Agjencisë përgjigjen në 20 pyetje, të cilat i interesojnë tërë popullatës në këtë çast, transmeton Dritarja.net.

1. Çka krejt numërohet në mish të kuq

Është ky mishi i të gjithë sisorëve, duke përfshirë miahin e lopës, të viçit, të qengjit, deles dhe mishin e dhizë e të kalit.

2. Çka janë përpunimet e mishit?

Emni nënkupton të jgithë mishin, i cili në ndonjë mënyrë është “transformuar” nga forma burimore, pra, është tharë, fermentuar, tymosur apo është trajtuar me konservansë për t’ia përmirësuar shijen dhe ruajtjen. Shumica e mishit të përpunuar përmban mish thiu apo lope, e këto janë: hot dogu, salsiçet, përshuta, konservat e mishit si dhe salcat.

3. Pse ekziston rreziku nga mishi i kuq dhe përpunimet e tij?

Përfundim i Agjencisë për hulumtimin e kancerit është sjellë në bazë të disa studimeve të mëparshme, të cilat tregojnë se konsumi i mishit të kuq krijon rrezikut e shfaqjes së disa llojeve të kancerit. Ndonëse rreziku është minimal, një numër i madh i njerëzve në botë hanë mish për çdo ditë, që është faktor i rëndësishëm për shëndetin publik, i cili rekomandon kufizimin e përdorimit të tij.

4. Cilat mënyra të përpunimit të mishit janë më të rrezikshmet?

Vënia e mishit në kontakt të drejtpërdrejtë me sipërfaqet e nxehta, pra, në skarë, pjekja e fërgimi, nxit krijimin e disa llojeve të ndërmjetësuesve të njohur si kancerogjenë, e këto janë më së shpeshti hidrokarburet policiklike aromatike. Në përgjithësi është më së miri t’i shmangemi përgatitjes së tillë të ushqimit.

5. Cilat metoda të gatimit janë më të sigurta?

Më së miri është mishin të zjehet në mënyrë klasike në ujë, sepse kështu nuk krijohen komponime shtesë kimike, kështu që edhe rreziku nga sëmundja është më i vogël.

6. A është më e sigurt të hahet mish i gjallë?

Pos që nuk është zgjidhja më e shijshme, nuk është as më e sigurt, sepse duhet pasur parasysh rrezikun nga infeksionet të cilat mund të shfaqen nga prania e bakterieve në mishin e gjallë.

7. Mishi i kuq është klasifikuar si “me gjasë kancerogjen për njerëz:”. Çka do të thotë kjo?

Klasifikimi bazohet në dëshmi të kufizuara nga studimi epidemiologjik, y cili tregon ekzsitimin e lidhjes ndërmjet dukurisë së kancerit të zorrës së trashë dhe kosnumimit të mishit të kuq. Baza është dyshimi, sepse konfirmimi konkret dhe dëshmitë ende nuk janë të qasshme.

8. Përpunimet e mishin janë klasifikuar si “sigurisht kancerogjene”. Çka do të thotë kjo?

Kjo kategori shfrytëzohet për ato materie, për të cilat ekzistojnë dëshmi të forta se janë të dëmshme. në këtë rast ekzistojnë dëshmi për shtim të rrezikut të kancerit në zorrë të trashë.

9. Mishi i përpunuar gjendet në të njëjtin grup me tymin e duhanit dhe azbestin. A do të thotë kjo se rreziku i tyre është i njëjtë?

Rreziku nuk është i njëjtë, por gjenden në të njëjtin grup, sepse klasifikimi bazohet në forcën e dëshmive shkencore, e jo në nivelin e rrezikut. Kjo vetëm do të thotë se përpunimet e mishit njësoj është dëshmuar se shkaktojnë kancer si cigaret, por jo edhe njësoj shpesh.

10. Cilat lloje të kancerit janë ndërlidhur me konsumimin e mishit të kuq?

Lidhja më e shpeshtë është me kancerin e zorës së trashe, por paraqiten edhe kanceri i pankreasit e më rralë e prostatës.

11. Cilat lloje të kancerit janë të ndërlidhura me konsumin e përpunimeve të mishit?

Si edhe te mishi i kuq, rreziku më i madh është nga kanceri i zorrës së trashë, por përmendet edhe kanceri i lukthit, ndonëse për këtë nuk ka dëshmi të forta.

12. Sa janë rastet e kancerit të shkaktuar në mishi i kuq në shkallë vjetore?

Sipas informatave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 34.000 raste të vdekjes nga kanveri mund të kenë të bëjnë me ushqimin e pasur me mish të kuq. duhani është përgjegjës për rreth një milion sëmundje me përfundim vdekjen, nga alkoolo vdesin 600.000 njerëz në vit, ndërsa mbi 200.000 janë humbjet njerëzore të shkaktuara nga mos pastrimi i ajrit.

13. A mund të përcaktohet saktësisht lartësia e rrezikut nga ngrënia e mishit?

Studimi sigurisht se e ndërlidh konsumin e mishit të kush me shtimin e gjasave të krijimit të kancerit, por dëshmi ende nuk ka mjaft. Në analiza qëndron se rreziku shtohet proporcionalisht me sasinë e mishit të ngrënë. Tash për tash kemi të dhënën se rreziku nga kanceri i zorrës së trashë shtohet për 18 për qind nga çdo porcion i 50 gram mishi të përpunuar në ditë, përkatësisht për 17 për qind me porcionin prej 100 gramësh të mishit të kuq të papërpunuar.

14. A i ekspozohen disa njerëz më shumë rrezikut se të tjerët? A është rreziku më i madh për fëmijët dhe më të vjetrit?

Në këtë pyetje gjithmonë nuk mund të përgjigjemi gjithmonë për shkak të mungesës së informatave yë disponueshme, apo kjo do ttë thotë se në të vërtetë nuk ka dallim në moshë e gjini.

15. A duhet që për preventivë ta ndërprejmë ngrënien e mishit të kuq?

Mishi është i dobishëm për shëndetin e njeriut, prandaj nuk është mirë ta heqim krejtësisht prej ushqimit, mfaton të kufizohet sasinë e tij në baza ditore sepse edhe më parë ka qenë e njohur se konsumi i tepruar shton vdekshmërinë nga sëmundjet e zemrës dhe diabetit.

16. Mos duhet të hamë vetëm shpesë e peshk?

Ushqimi i mediteranit mund të jetë çelës për jetë të gjatë e të shëndetshme. Shpesët po ashtu nuk janë në listën e mishrave të rrezikshëm. Insektet dhe bretkosat përmbajnë vetëm nutricientë të dobishëm, prandaj mund të jenë zëvendësim i shkëlqyeshëm për mishin e kuq.

17. A duhet të bëhemi të gjithë vegjetarianë?

Ky përcaktimi i ashpër nuk ekziston dhe nuk synohet të arrihet. Mishi nuk është ekskluzivisht i keq, për përmban edhe materie të vlefshme për shëndet.

18. A janë disa lloje të mishit të përpunuarë më të rrezikshme se të tjerat?

Janë bërë shumë pak hulumtime në bazë të krahasimit të llojeve të ndryshme të mishit, kështu që nuk është e mundshme të thuhet me saktësi a është, për shembull, përshuta më pak e rrezikshme se hot dogu.

19. A janë tërë këto klasifikime rezultat i studimit të Agjencisë ndërkombëtare për hulumtimin e kancerit?

Grupi i hulumtuesve të agjencisë së përmendur kanë bërë mbi 800 studime të ndryshme në këtë temë dhe mund të përfundohet me besueshmëri se janë në rregull.

20. A janë konsultuar shkenctëarë të mjaftueshëm për këtë projekt?Në hulumtimin e mishit të kuq dhe të përpunuar kanë marrë pjesë 22 ekspertë nga dhjetë vende.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles