Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Vetëdisiplinimi i fëmijëve

$
0
0

Vetëdisiplinimi i fëmijëveVetë-disiplinimi ka të bëjë me kontrollin e impulsive në mënyrë që të arrijmë objektivat tanë. Kur praktikojmë vetë-disiplinimin, ne zakonisht heqim dorë nga diçka që dëshirojmë për të përfituar diçka që dëshirojmë akoma më shumë.

Pra çdo herë që fëmija juaj zgjedh apo rivendos prioritete, ai po ushtron aftësinë e vetë-disiplinimit. Për këtë arsye, fëmijët kanë nevojë për kufij. Prindërimi liberal nuk i ndihmon fëmijët të zhvillojnë aftësinë e vetë-disiplinimit sepse me këtë stil prindërimi nuk iu kërkohet të kontrollojnë impulse.

Gjithsesi, kufijtë duhet të vendosen duke kuptuar nevojat e fëmijës në mënyrë që ai të bashkëpunojë në respektimin e tyre. Kufijtë e vendosur me anë të dënimit nuk e ndihmojnë fëmijën të zhvillojë vetë-disiplinimin sepse shtysa vjen nga jashtë. Edhe nëse i bindet rregullave tuaja në këtë mënyrë, ai thjesht po vepron nga frika dhe nuk po ushtrohet me aftësinë e vetë-disiplinimit.

Fëmijët e mësojnë vetë-disiplinimin nëpërmjet kufijve që ju vendosni gjatë ditës, sa kohë që këto kufij vendosen me empati. Empatia juaj e ndihmon fëmijën të pranojë me lehtësi kufizimet. Edhe pse mund të mos i pëlqejë kufizimi, ndjen sigurinë që ju e kuptoni dhe e doni. Në këtë mënyrë fëmija juaj i brendëson rregullat dhe vlerat sepse shtysën e ka të brendshme. Ai preferon të ruajë lidhjen afektive me ju më shumë sesa të plotësojë një tekë të momentit.

Nëse vendosni të përcaktoni një kufizim apo rregull për fëmijën tuaj, duhet të jeni të qëndrueshëm. Ka raste që ka përjashtime, por përgjithësisht fëmija juaj duhet ta ketë të qartë çfarë i lejohet dhe çfarë jo. Çdo familje ka prioritete të ndryshme. Disa fokusohen tek siguria dhe shëndeti, të tjerë fokusohen tek marrëdhënjet e respektueshme dhe vlerat. Rregullat që vendosni varen nga prioritetet që keni.

Pse duhet të fokusoheni në disa rregulla dhe të lini mbas dore disa të tjera? Sepse fëmija juaj është një qënje njerëzore dhe për më tepër është në zhvillim e sipër. Ajo nuk mund të jetë perfekte, ashtu siç edhe ju nuk mundeni. Marrëdhënja juaj me të duhet të jetë më shumë e përqëndruar tek lidhja juaj dhe zhvillimi i saj sesa tek rregullat dhe frustrimi. Të thuash “Mos” apo “Jo” shumë shpesh bën që marrëdhënja të dobësohet.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116