Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Rrepa e bardhë e rëndësishme për organizmin

$
0
0

Rrepa e bardhë e rëndësishme për organizminRrepa e bardhë përmban shumë lëndë minerale, të cilat janë të rëndësishme për organizmin. Mësoni çka ju ndihmon.

Është vënën re se përdorimi dhe konsumi i saj ndikon mjaft pozitivisht në trupin e njeriut. Disa nga vetitë e rrepës së bardhë po i paraqesim më poshtë.

Ruan freskinë e lëkurës – Përmban shumë vitamina si A, C etj. Vitamina C ndihmon në parandalimin e plakjes së lëkurës si dhe të njollave në lëkurë. Parandalojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe arteriosklerozën.

Shtimi i oreksit – Përmban vaj mustarde, enzimën e niseshtesë dhe fibra të papërpunuara, të cilat mund të shtojnë oreksin, të nxitin procesin e tretjes në stomak e zorrë dhe të pushojnë kollën.

Pastrimi i zorrëve dhe nxitja e metabolizimit – Përmban shumë fibra dietike, veçanërisht fibra bimore, të cilat mund të nxitin punën e stomakut dhe të zorrëve, duke evituar kapsllëkun dhe nxitur metabolizimin. Si rrjedhojë e pastrimit të zorrëve rregullohet lëkura dhe zhduken puçrrat në fytyrë.

Parandalimi i kancerit – Rrepa e bardhë përmban substanca që luftojnë kancerin. Enzimat e ndryshme tek kjo bimë luajnë edhe rolin e parandalimit të kancerit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles