Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Kremi shtëpiak për hekurosje të rrudhave

$
0
0

Kremi shtëpiak për hekurosje të rrudhaveKëtë krem e kanë përdorur shumë gjenerata të femrave, kështu që efikasiteti i saj nuk është aspak i dyshimtë. Këtë krem mund ta bëni vetë në shtëpi, duke përdorur përbërës natyralë

Pas përdorimit të këtij kremi, lëkura bëhet e butë dhe e lëmuar. Poret tkurren, lëkura pastrohet, bëhet e hidratuar, e shtrënguar dhe e shëndetshme. Kremi i ngushton kapilarët dhe redukton skuqjen, redukton mundësinë e paraqitjes së akneve dhe puçrrave të imëta. Lëkura nuk ka shkëlqim yndyror, sepse kremi absorbohet shpejt.

Përparësi të këtij kremi janë përbërësit dhe siguria. U përshtatet të gjitha llojeve të lëkurës, provojeni dhe do të ndaheni të kënaqura.

Për përgatitje të kremit ju nevojiten:

150 gramë ajkë të thartë me yndyrë;

30 ml alkool 70 për qind ose tinkturë të kumakut, nëse keni lëkurë problematike ajo e shëron shkëlqyeshëm atë;
1-2 lugë me lëng të freskët të trangullit;
1 lugë me vaj ulliri;
1 të verdhë të vezës;
disa pika vaj eterik;
1 kuti e zbrazët prej 200 ml.

Përgatitja:

E përzini mirë ajkën me të verdhët e vezës, e shtoni lëngun e trangullit dhe vajrat. Në fund ia shtoni alkoolin. Të gjitha i përzini mirë dhe i vendosni në kuti. Vendoseni në frigorifer që të trashet pak.

Kremin ruajeni në frigorifer, të mbyllur mirë. Afati i qëndrueshmërisë së këtij kremi është tre muaj. Të gjitha produktet kozmetike shtëpiake dihet të ruhen të mbyllura mirë. Një pjesë e fletës së aluminit ose letrës së yndyrshme e vendosur në hapje të kavanozit dhe kapaku, formojnë mbrojtje mjaftueshëm të mirë për kremin.

Këshillë:

Reduktojeni ose rriteni dozën e përbërësve, duke bërë krem për llojin e lëkurës suaj. Nëse keni lëkurë të yndyrshme i shtoni më shumë alkool, nëse është e tharë i shtoni më shumë ajkë dhe vaj. Nëse dëshironi që ta zbardhni lëkurën shtoni më shumë lëng të trangullit dhe lëngun e një të katërtës së limonit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116