Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Aknet, të shqetësojnë ende…?

$
0
0

Nuk je më në periudhën e adoleshencës, por puçrrat të torturojnë akoma? Ndoshta nuk e di, por ato mund të jenë sinjali i ndonjë gjendjeje jo të mirë të organizmit tënd.
Aknet: një shqetësim që prek më shumë se 5 për qind të të rinjve ndërmjet moshës 14 dhe 19-vjeçare të të dy sekseve. Por ky është një problem që mund të paraqitet edhe në moshën e rritur dhe pse me një frekuencë më të vogël (rreth 10 për qind e grave nga mosha 30 deri në 35 vjeç). Mund të ndodhë gjatë një periudhe stresi psikofizik.

Por jo vetëm kaq. Puçrrat janë rezultat i një çekuilibrimi të fortë hormonal që është tipik për disa faza të jetës femërore, siç është puberteti, shtatzënia dhe menopauza. Shumë shpesh ekziston tendenca për ta nënvleftësuar këtë problem.
Mos ndërhyni me duar te puçrrat ose pikat e zeza, sepse janë shenja inflamacioni. Shtypja është e rrezikshme nëse ndërhyrja bëhet në mënyrë të gabuar. Kjo lloj traume nuk bën gjë tjetër veçse përkeqëson gjendjen e lëkurës.

Trajtoni fytyrën me produkte cilësore me përbërës organikë si: kamomil, kamfor, kalendula etj.

Lani duart përpara aplikimit.
Zgjidhni kozmetikë profesionale.
Evitoni Fast-Food-et dhe ushqimet e skuqura, janë armiq të betuar të lëkurës.
Preferoni fruta e ushqime të freskëta.
Merrni vitamina A, C, E.
Mos përdorni sapunë kundër yndyrës. Në këto raste gjëndrat reagojnë duke prodhuar yndyrë në sasi.
Përdorni drithëra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti.
Pini shumë ujë (pa gaz). Është mënyra më e mirë për të hidratuar lëkurën.
Kujdes nga flokët e gjatë. Në kushtet e një higjiene të keqe, ato mund të jenë bartës bakteriesh dhe në kontakt me lëkurën keqësojnë gjendjen e saj duke stimuluar infeksionet.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles