Keni menduar se në çfarë moshe është gati fëmija juaj të fle në shtrat standard?
Ekspertët thonë që fëmija më i vogël se 2 vjeç nuk është i pjekur as emocionalisht e as mentalisht që të flejë në krevat standard. Shumica e fëmijëve, kalojnë nga krevati i fëmijëve në krevatin e madh, nga mosha 2 deri në 3 vjeç e gjysmë.
Para se të vendosni një krevat të madh, kontrolloni nëse në dhomën e fëmijëve ka ndonjë rrezik të mundshëm. Perdet afër krevatit, nëse fëmija mund të hap dritaren dhe të rrëzohet. Kontrolloni të gjitha rreziqet problematike potenciale të lidhura me sigurinë e fëmijës tuaj.
Fëmija duhet ti ketë më së paku 9 vjeç para se ti lejoni përdorimin e krevatit me kate sepse ndonjëherë, në gjumë, mund të rrëzohen. Rrëzimi nga kati i sipërm i krevatit mund të shkaktojë lëndime serioze. Zvogëloni rrezikun nga lëndimet duke vendosur njërën anë të krevatit (më të gjatën) të mbështetur në mur. Bleni edhe mbrojtësen e cila vendoset në pjesën e pambrojtur të krevatit.
Atëherë shpjegojini fëmijës që ajo e mbron nga rrëzimi nga krevati dhe lëreni ta provojë disa herë “lëvizjen” para fjetjes së parë në mënyrë që të sigurohet se nuk do të rrëzohet. Prindërit ndonjëherë vendosin e krevatin e madh në dhomë të fëmijëve por e lënë edhe atë të voglin për çdo rast. Ta dini që kjo nuk ka nevojë. Fëmija i cili frikësohet të fle në krevat do të insistojë që të kthehet në krevatin e mëparshëm.