Flokët përbëjnë njërën ndër pjesën më të rëndësishme të dukjes suaj, andaj është e udhës që t’i kushtoni rëndësi më të madhe.
Për t’ju ndihmuar në këtë drejtim ne kemi përzgjedhur disa këshilla që doemos duhet t’i dini për mirëmbajtjen e flokëve tuaj.
1. Trajtimi me vaj ulliri
Nëse mëtoni të keni flokë që shndrisin, trajtojini ata me përzierjen e fituar nga vaji i ullirit dhe mjalti. Pjesa që duhet t’i kushtoni më së shumti rëndësi janë rrënjët e flokëve. Pasi ta keni lënë përzierjen ta kryej punën për dy orë, pastroni flokët siç bëni në kushte normale, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
2. Lëngu i kungullit
Një tjetër ilaç natyral, që është shumë i rëndësishëm për trajtimin e flokëve është lëngu i kungullit. Andaj trajtojini flokët me lëng kungulli dhe pas gjysmë ore, pastrojini me ujë të vakët.
3. Shmangni ujin e nxehtë!
Mos përdorni ujë shumë të nxehtë për pastrimin e flokëve pasi që flokët tuaj mund të bëhen më të brishtë. Gjatë pastrimit, përdorni ujë të vakët që është pak më i ngrohtë se temperatura e trupit.
4. Uthulla e mollës
Trajtojini flokët me një përzierje të uthullës së mollës dhe ujit të vakët dhe lëreni të qëndrojë në flokë për rreth pesë minuta.
5. Dieta e mirë
Një pjesë shumë e rëndësishme e kujdesit për flokë është dieta e shëndetshme. Konsumoni pemë dhe perime si dhe sigurohuni që jeni duke pirë sasinë e nevojshme të ujit.
6. Lëngu i limonit
Pasi t’i pastroni flokët me shampon të rregullt, trajtojini ata me një lugë gjelle lëng limoni. Pastaj, thani flokët me një peshqir, duke bërë që stilizimi i tyre të jetë një proces shumë më i lehtë se zakonisht.
7. Ilaçi për parandalimin e rënies së flokëve
Përzieni 2-3 lugë gjelle mjaltë me 100 gramë të kremit tuaj qetësues. Me përzierjen e fituar trajtojini flokët dhe lëreni përzierjen ta kryejë punën e vetë për 30 minuta. Përfundimisht pastrojini flokët me ujë të vakët dhe shampon.
8. Trajtimi me vezë
Përdorni një vezë të tërë për t’i trajtuar flokët dhe të bardhë e një veze për t’i zbutur ata. Pasi që t’i keni trajtuar flokët me vezë, lëreni përzierjen të qëndrojë në flokë për njëzet minuta dhe pastrojini flokët me ujë të vakët.
9. Zbusni flokët me birrë!
Bëjini masazh lëkurës së kokës me birrë për rreth njëzet minuta. Për të pasur flokë më të butë, këtë trajtim duhet ta përsërisni të paktën një herë në javë.
10. Trajtojini flokët e dëmtuar nga dielli!
Për t’i rikthyer proteinat e humbura në flokët tuaj është e rëndësishme t’i trajtoni ato me përzierjen e 30 mililitra vaj ulliri, 70 gramë mjaltë dhe të bardhtë e një veze. Trajtimi i flokëve me një përzierje të tillë i furnizon ata me proteina të mjaftueshme.
11. Pastërtia është shumë e rëndësishme
Nëse dëshironi t’i shmangni zbokthin dhe kruajtjen e lëkurës, mundohuni t’i mbani flokët sa më pastër që është e mundur.
12. Mos i pastroni shpesh!
Ndonëse mund të tingëllojë shumë kundërshtuese me këshillën paraprake, është e rëndësishme që flokët t’i pastroni sa më rrallë. Pastrojini ata çdo dy apo tre ditë, në mënyrë që flokët të kenë mundësi ta prodhojnë yndyrën natyrale.
13. Terapia me sodë të bukës
Kjo terapi është shumë e rëndësishme për largimin e produkteve të tepërta nga flokët. Përzieni sodën e bukës me sasinë e nevojshme të ujit të vakët deri sa të krijohet një masë homogjene, pastaj me përzierjen e fituar trajtoni flokët.
14. Lërini flokët që të thahen vetvetiu!
Tharësja e flokëve është njëri ndër armiqtë më të mëdhenj të shëndetit të tyre, andaj është shumë e rëndësishme që sa herë të keni mundësi t’i lini flokët që të thahen vetvetiu. Megjithatë, nëse doemos duhet të përdorni tharësen, përdorni atë në nxehtësi minimale.