Çfarë duhet të hanë fëmijët tanë?
Është pyetja që i mundon thuaja çdo ditë prindërit
Më shumë qumësht dhe perime, apo të heqin dorë nga ushqimet gjysmë të gatshme që ndodhen në çdo qoshe rruge të qytetit ku jetojmë?
Mësoni si të kultivojmë tek fëmijët tanë elementët e një edukate të mirë në ushqim, që të jenë të gatshëm për të përballuar sfidat e jetës.
Ekspertët e ushqimit flasin se një fëmijë duhet të konsumojë të paktën 5 fruta dhe perime gjatë ditës.
Si ti mësojmë fëmijët me fruta dhe perime?
Nëse fëmija është i uritur në mes të dy vakteve mund ta mësoni të hajë një frut, në vend të një çokollate, patatine apo një copë torte.
E keni të vështirë të blini çdo ditë perime të freskëta?
Ju mund të zgjidhni shumë mirë duke përdorur kutitë me perime të konservuara, ose qeset e perimeve të ruajtura në frigorifer. Nga pikëpamja e ekuilibrit ushqyes janë të pranueshme dhe me vlera ushqimore.
Fëmija juaj thotë se nuk i pëlqejnë perimet?
Pyeteni se cilat prej tyre nuk i ka shumë për zemër dhe propozojini të tjera, të gatuara në një mënyrë tjetër si pure, në furrë, të ziera, etj.