Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Shkencëtarët : Ultrazëri në vende publike nxitë sëmundje dhe dhimbje

$
0
0

ultrazeriShkencëtarët thonë se sistemet e lajmërimit, zmadhuesit i zërit dhe dyert automatike, mund të shpërndajnë efekte të sëmundjes në ultrazë.

Madje edhe pajisjet elektronike që përdoren për të frikësuar minjtë dhe macet, nxisin simptome si vjellja, marramendja, lodhja, dhimbja e barkut dhe dhimbje koke.

Zakonisht, simptomat e sëmundjes së ultrazërit, janë lidhur me punëtorët që përdorin turjela të mëdha, mjete saldimi, apo pajisje tjera industriale.

Sidoqoftë, zyrtarë nga Universiteti Southampton thonë se teknologjia moderne, bën që të gjithë të jenë të rrethuar me shumë ultrazë, në jetën e përditshme.

Këto valë, i ngatërrojnë pranuesit në veshin tonë, duke ngacmuar njëjtë si irritimet e ndryshme, që për pasojë kanë çrregullimet në organizëm.

Megjithatë, kjo teori ende nuk është provuar në mënyrë shkencore, por po bëhen studime të detajuara, për të vërtetuar efektin e ultrazërit, në hapësira publike, transmeton Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles