Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Farat e shalqirit i bëjnë mirë shëndetit

$
0
0

Farat e shalqirit i bëjnë mirë shëndetitShalqiri është një fryt veror i cili ndihmon shumë për të shuar etjen e vapës së madhe gjatë verës. Por, shumë nga ne ndoshta na mërzisin farat e tij të cilat nuk janë të pakta.

Por, sipas studiuesve ato nuk duhen hedhur sepse janë shumë të mira nëse shalqirin e konsumojmë së bashku me fara.

Ato përmbajnë kripëra minerale, në radhë të parë hekur dhe magnez, të nevojshme për të ruajtur vlera normale të presionit të gjakut. Ato janë të pasura edhe në proteina, Vitamina të grupit B, yndyra të pangopura që luftojnë kolesterolin. Gjithashtu, ato janë shumë të pasura edhe në Vitaminën E, parësore në mbrojtjen e freskisë së lëkurës.

Farat e shalqirit mund të konsumohen normalisht duke i ngrënë së bashku me vete frytin, ose duke i lënë më parë të thahen, dhe më pas duke i shtuar në supa të ndryshme.

Kujdes, ato kanë edhe efekt laksativ, si të tilla, nuk duhet të ekzagjerohet masa.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116