Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Ja si të tërhiqni lëkurën e varur

$
0
0

Ja si të tërhiqni lëkurën e varurLëkura varet dhe humbet elasticitetin e saj kur shtoni në peshë dhe bini në peshë në mënyrë drastike.

Lipostucioni është një nga zgjidhjet e këtij problemi, por përveçse është i kushtueshëm mund t’ju shkaktojë edhe efekte anësore. Ndiqni këto hapa të thjeshtë dhe lëkura do të fitojë elasticitetin e saj në çdo zonë të trupit.

Ushqehuni shëndetshëm:Shmangni ushqimet e yndyrshme dhe ato të shpejta, konsumoni ushqime me përbërës të rëndësishëm si minerale, vitamina, fibra e karbohidrate të shëndetshme.

Bëni aktivitet fizik:Përpiquni të aktivizoni muskujt ku keni probleme me varjen e lëkurës. Nëse këtë problem e keni në zonën abdominale atëherë bëni ushtrime specifike për këtë zonë.

Pini ujë: uji e mban lëkurën gjithmonë të hidratuar si dhe largon toksinat dhe mbeturinat e depozituara në trup. Pini sasi të konsiderusehme uji në varësi të peshës trupore.

Aplikoni lëng kastraveci: Shtrydhni një kastravec dhe lyeni zonat problematike. Përdoreni këtë proçedurë 2 herë në ditë derisa të shikoni rezultatet e dëshiruara. Përveç lëngut të kastravecit përdorni edhe kremra me efekt shtrëngues, me Q10.

Përdorni vajra esencialë dhe bëni masazh: vaji jojoba, vaji avokado dhe vaji i farave të rrushit janë shumë të mirë për tërheqjen e lëkurës dhe forcimin e saj. Bëni masazh per 15­20 minuta në këtë zonë dhe aplikoni vajrat esencialë 2 herë në ditë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116