Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Abuzimi seksual i fëmijëve, ç’duhet të dinë prindërit

$
0
0

Fenomen ne rritje, viktima te shumta, por refuzim per te folur e trajtuar rastet e abuzimit me fëmijët.

Psikiatrja për fëmijë dhe adoleshentë, Valbona Alikaj ne nje interviste dhene sot per “Panorama” tregon se prindërit, në jo pak raste nuk kanë ditur të dallojnë sjelljet e ndryshuara të fëmijëve të tyre, deri në momentin kur situata ka marrë përmasat e një tragjedie.

Ajo sqaron shkaqet që mund të çojnë në një abuzim seksual me fëmijët dhe pasojat që zakonisht trauma të tilla lënë për shëndetin mendor. Rasti i Ajshe Vatës dëshmon për një familje në thelb problematike e cila mund të ketë ndikuar në fatin e saj tragjik.

Alikaj sugjeron prinderit te jene te vemendshem ndaj sjelljes se femijes. “Një fëmijë që është viktimë e një abuzimi seksual të zgjatur, zhvillon zakonisht vetëvlerësim të ulur, ndjenja të pavlerësisë dhe një pikëpamje të shtrembëruar ose jonormale ndaj seksit. Mund të fillojë të qëndrojë vetëm ose të jetë mosbesues ndaj të rriturve, ose edhe mund të tentojë vetëvrasjen. Disa bëhen abuzues të fëmijëve ose prostituta. Mund të kenë probleme me gjumin ose zgjime të natës, refuzim për të shkuar në shkollë, probleme të sjelljes deri në kriminalitet. Vizatimet, lojërat ose fantazitë janë me përmbajtje seksuale”- thote ajo.

Shenjat të cilat tregojnë shqetësim te një fëmijë dhe që nuk duhen neglizhuar pasi mund të na çojnë drejt një abuzimi seksual, sipas saj janë: sjellja e fëmijës ndryshon në mënyrë shumë të dukshme në disa drejtime. Një fëmijë i rritur mund të regresojë në sjellje, p.sh të urinojë në dyshek ose të defekojë në rroba. Mund të ndryshojnë zakonet e të ngrënit. Mund të ndryshojë marrëdhënia me bashkëmoshatarët, duke u mënjanuar nga ata ose duke u bërë më agresiv. Mund të sillet keq në shkollë, mund të ndryshojë motivimi për të mësuar apo përqendrimi deri në mosmarrjen e klasës. Fëmija mund të duket i frikësuar, shpesh qan apo nuk u shqitet prindërve, ose mundet që të shmangë kontaktin e ngushtë me familjen.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles