Kjo maskë parandalon qërimin e lëkurës, skuqjen, puçrrat, pigmentimin dhe rrudhat e imëta, si dhe probleme të tjera të lëkurës.
Me aplikim të rregullt të kësaj maske, lëkura bëhet e lëmuar, e shtrënguar, pa rrudha e inflamacione, si dhe e shëndetshme në dukje, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Përbërësit:
– 3 lugë gjelle me flluska tërshëre
– 1 qeskë me çaj kamomili
Përgatitja:
Nga qeska e nxirrni çajin e kamomilit dhe e përzieni me flluskat e tërshërës. Përzierjes ia qitni 100-150 ml ujë ose qumësht të valë. E lini të qëndrojë për disa minuta, në mënyrë që të shndërrohet në një përzierje më të dendur. Derisa është ende e ngrohtë (madje edhe pak e nxehtë), përzierjen e aplikoni në fytyrë të pastruar, dhe nën sy, në shtresë të trashë. Në mënyrë që maska të mos ju bie nga fytyra, mbi të mund ta qitni një garzë. Pas 15 minutave e hiqni dhe fytyrën e lani me ujë të ngrohtë. Fytyra do të jetë si e bebes, skuqja do të zhduket, lëkura do të jetë e lëmuar, e butë dhe e shtrënguar. Efektin më të mirë do ta arrini, nëse flluskat e tërshërës i bluani në mulli për kafe, deri kur ta arrijnë gjendjen si të miellit.