Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Shpejtoni rritjen e qerpikëve me mënyra natyrale

$
0
0

Shpejtoni rritjen e qerpikëve me mënyra natyraleNëse mësoheni si t’i rrisni qerpikët në mënyrë krejt natyrale, atëherë do ta ruani maskarën. Nëse tashmë vetë natyra jua ka dhuruar qerpikët e gjatë, nuk ju nevojitet shumë që të jenë të përsosur.

A e keni ditur që vazelina, vaji i ullirit, por edhe masazhi e kapakëve të syve ndihmon në rritjen e qerpikëve. Nëse jo, atëherë përcillni këshillat që jua sjellim në vijim.

Krehja e qerpikëve

Ju tingëllon çuditshëm? Me krehjen e qerpikëve mund ta bëni çudinë për sytë tuaj dhe t’i bëni të rriten qerpikët. Këtë detyrimisht bëjeni para se ta vendosni maskarën, e këtë lëvizje nuk keni pse ta bëni për çdo ditë, por bëjeni kohë pas kohe.

Përdorimi i vazelinës

Edhe pse ndoshta jeni skeptike, kjo këshillë është shumë e thjeshtë për t’u realizuar. Vendosni pak vazelinë mbi kapakë para se të shkoni në gjumë, vazelina do ta forcojë rritjen e qerpikëve. Do të marrë pak kohë deri sa të shihen rezultatet, por besoni se ka efekt.

Vaji i ullirit

Vaji çudibërës i ullirit. Shumë femra betohen në vërtetësinë e kësaj këshille. Pra, pak vaj ulliri në kapakët e syve tuaj gjatë natës ndihmon që qerpikët të thithin vitaminat dhe mineralet nga vaji që ju mundëson rritje më të shpejtë.

Masazhi i kapakëve

Qerpikët mund të bien, të jenë të brishtë dhe të thyer. Mirëpo, masazhi i kapakëve të syrit mund të bëjë që qerpikët të rriten më shpejt, që të shërohen dhe të jenë të shëndetshëm.

Vitamina E

Kjo vitaminë është përgjegjës për shtimin dhe rritjen e qerpikëve, e në ndërkohë t’i ushqejë dhe t’i forcojë.

Ushqimi

Edhe pse ndoshta mendoni se nuk mund të ketë lidhje, ushqimi i dëmshëm dhe i yndyrshëm gjithsesi se mund të ndikojnë në rritjen e qerpikëve. Hani sa më shumë pemë dhe perime, me kohë do ta vëreni ndryshimin dhe dallimin.

Proteinat

Nëse nuk keni mjaftueshëm proteina, vështirë se do ta ndryshojnë rritjen e qerpikëve vetëm pemët dhe perimet. Detyrimisht hani mish të kuq, mish peshku, djathë, vezë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles