Kjo maskë i bën flokët tuaja më të shëndetshme dhe duke i ushqyer ato stimulon rritjen e tyre.
Të verdhët e vezës flokët i furnizon me kalcium dhe me proteina, që i dhurojnë shkëlqim.
Mjalti është shumë i përdorshëm për rritjen e flokëve, përmban vitamina E, K, C, B1, B2 dhe B6, e bananet janë ndihmë e madhe në luftën kundër flokëve të pëlcitura. Edhe birra e errët është lëng, që ndikon që të keni flokë më të fortë dhe më me shkëlqim.
Përbërësit:
– 1 banane
– 1 vezë (vetëm të verdhët e vezës)
– 1 lugë mjaltë
– 1 gotë birrë të errët
Udhëzimet:
– Të gjithë përbërësit që i kemi përmendur më lart i futni në blender dhe përgatisni një maskë.
– Maskën e fituar më pas e aplikoni në secilën pjesë të flokëve tuaj, e përzieni mirë aty dhe e lini që të veprojë midis një dhe dy orë.
– Më pas shpëlani flokët si zakonisht që keni bërë deri më tani.
Sugjerohet që kjo maskë për rritjen e flokëve të aplikohet një herë në javë.