Kungulleshkat janë shumë të dobishme dhe efikase kundër disa sëmundjeve
Për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave dietale, kungulleshkat zvogëlojnë absorbimin e yndyrave, prandaj janë të përshtatshme për dietë te kolesteroli dhe trigliceridet e larta. Kaliumi dhe magnezi ndikojnë në uljen e shtypjes së gjakut.
Adhuruese të dietës me kungulleshka janë Sophia Loren, Alain Delon, Catherine Deneuve, etj.
Nëse qëndroni një muaj në dietë me kungulleshka, atëherë pa problem mund të humbni 4 – 6 kilogramë. Nëse e mbani këtë dietë për një javë, atëherë pa problem do të humbni 2-3 kilogramë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Përpos që do t’i humbni kilet e tepërta, do ta pastroni edhe organizmin nga materiet e dëmshme, duke e freskuar organizmin. Krahas kungulleshkave, në meny mund të shtoni edhe karotën dhe lakrën e freskët. Në orët e pasdites mund të hani disa tranguj, e për përmirësimin e shijes së perimeve, mund të shtoni në sallatë një lugë vaj bimor dhe disa pika lëng limoni.
• Menyja e dietës me kungulleshka përfshin edhe pemët. Për drekë, darkë dhe zamër, plotësojeni menynë tuaj me mollë, kivi, mandarinë, portokall, apo kumbull.
• Në mënyrë që dieta të jetë sa më e balancuar, ajo duhet të përmbajë proteina, e kjo nënkupton praninë e mishit të viçit, të lopës (pa dhjamë), të gjeldetit, pulës, lepurit.
• Mishin mund ta zëvendësoni me peshk, por në këtë rast përparësia u jepet peshqve të lumit, meqë peshqit e detit nuk janë të përshtatshëm për këtë dietë.
• Për pije përdoret uji i thjeshtë, çaji i gjelbër pa sheqer, lëngjet natyrore.
• Gjatë kohës së dietës me kungulleshka, nga menyja duhet përjashtuar bukën, ëmbëlsirat, kafen dhe alkoolin.
• Përparësi kanë kungulleshkat me lëvore të gjelbër, të errët, ku kjo lëvore nuk duhet të hiqet, meqë përmban 80% të materieve ushqyese.
Shembull i menysë së dietës me kungulleshka për një ditë:
Kafjalli:
• Kungulleshka të ziera (250 g) me perime (150 gr),
• 1 filxhan çaj jeshil.
Zamra:
• 1 mollë,
• 1 gotë lëng portokalli, apo ujë.
Dreka:
• 1 kungulleshkë e pjekur (300 g),
• 1 copë mishi të zier (200 g),
• 1 kivi apo disa kumbulla
• 1 filxhan çaj jeshil.
Zamra:
• 1 kungulleshkë e pjekur (250 g),
• Sallata me lakër dhe karotë (250 g),
• 1 gotë lëng molle.
Darka:
• 100 g kumbulla të terura apo 2-3 kumbulla të freskëta,
• 1 gotë lëng molle, apo çaj jeshil.