Femrat me lëkurë të ndjeshme duhet t’i kontrollojnë mirë përbërësit, kur blejnë losione për rrezitje, që mund të përmbajnë substanca të dëmshme kimike. Vaji i kokosit, në anën tjetër, nuk përmban përbërës të dëmshëm, që mund të ndikojnë negativisht në lëkurën tuaj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Vaji i kokosit ushqen lëkurën
Për dallim nga kremrat e zakonshëm për rrezitje, vaji i kokosit e mban lëkurën tuaj të hidratuar gjatë rrezitjes, madje edhe disa orë pas aplikimit. Ky vaj e parandalon tharjen dhe rrudhjen e lëkurës, gjëra këto të shpeshta te femrat, që kalojnë orë të tëra në plazh. Me vaj të kokosit do të keni dukje të rrezitur, ndërsa tekstura e lëkurës nuk do të vuajë.
Zhvillon shtresën mbrojtëse
Vaji i kokosit e formon një shtresë mbrojtëse në lëkurë, e ajo shtresë i mban rrezet e dëmshme ultraviolete jashtë lëkurës suaj.
Vaji i kokosit ofron dukje të shkëlqyeshme
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj rrezeve të forta të diellit mund ta bëjë lëkurën tuaj të tharë dhe të rrudhur. Aplikimi i vajit të kokosit mund t’i ndihmojë lëkurës suaj që të mbetet e shkëlqyeshme edhe pas rrezitjes. Ai e bën lëkurën më të errët e më të shkëlqyeshme, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Ndihmon në nxirje më të shpejtë të lëkurës
Vaji i kokosit absorbohet shpejt në lëkurë dhe e nxit prodhimin e melaninës nën sipërfaqen e lëkurës. Pra, me përdorim të vajit të kokosit duhet të kaloni më pak kohë në diell për një lëkurë më të bukur e më të rrezitur.
Mënyra e përdorimit të vajit të kokosit
Një sasi të madhe të vajit e aplikoni në tërë trupin. I bëni masazh trupit me të. Gjatë rrezitjes, çdo gjysmë ore e shtoni nga një shtresë të re të vajit të kokosit. Për rezultatet më të mira, përdorni vaj organik të kokosit. Variantet e rafinuara të këtij vaji nuk i përmbajnë të gjithë përbërësit e dobishëm. Por, duhet ta dini se vaji i kokosit nuk është edhe aq mbrojtës i mirë nga rrezet ultraviolete, sidomos në rast të ekspozimit të gjatë ndaj tyre. Përveç vajit, përdorni edhe krem për rrezitje me faktorin minimal 30. Për rezultatet më të mira, e përzini kremin me vaj të kokosit disa minuta para se të dilni për t’u rrezitur.