Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Vdekja fillon në zorrën e trashë shprehet Elie Metchnikoff

$
0
0

Vdekja fillon në zorrën e trashë shprehet Elie Metchnikoff “Vdekja fillon në zorrën e trashë!”- sipas biologes ruse, fituese e çmimit Nobel, Elie Metchnikoff në mesin e shekullit 20. Ajo supozoi se nën-produktet toksike të bakterieve të zorrës së trashë janë shkak i shumë sëmundjeve dhe kondicioneve mjekësore.

Në prill të 2011, Shoqata Mbretërore e Mjekësisë në Britaninë e Madhe, e përbërë prej 57 mjekësh të shquar, raportoi përsëri sloganin “Vdekja fillon në zorrën e trashë!”. Këta mjekë konkluduan se thuajse çdo sëmundje bashkëkohore lidhet me toskinat e zorrës së trashë.

Në mënyrë që të kemi shëndet të mirë, ne duhet të kemi gjak të mirë; sepse gjaku është burim i jetës. Gjaku i pastër është thelbësor për trup dhe mendje të shëndetshme. Megjithatë, gjaku i pastër nuk mund të egzistojë pa zorrën e trashë të pastër. Nëse nuk eliminohen nga zorra e trashë, papastërtitë e trupit rihyjnë detyrimisht në gjak dhe si pasojë edhe në organet e tjera të trupit.

“Nëse zorra e trashë nuk funksionon siç duhet, toksinat duhet të dalin nga trupi nëpërmjet rrugëve të tjera si veshkat, lëkura, fryma.

Shumica e pacientëve me probleme të zorrës së trashë kanë halitozë të keqe, erë të keqe trupi, etj. Në momentin që njerëzit preken nga smëundje të zorrës së trashë, fillojnë të shfaqen simptoma të shumta ku përfshihen dhimbjet e kokës, dhimbjet e muskujve, lodhja, sëmundje imunitare si artriti reumaoid, lupus, sëmundje kardiovaskulare, kancer, etj.”-thotë William L. Cowden, (M.D.), mjek internist.

Funksionet e zorrës së trashë
1) Mbetjet e ushqimit të patretur, sasi të vogla dhjami, sekrecione nga stomaku, mëlçia, pankreasi, muret intestinale dhe bakterie të ndryshme, kompresohen në zorrën e trashë në një material që ne e quajmë Feçe.
2) Uji absorbohet në sistemin e qarkullimit të gjakut nga zorra e trashë dhe jashtëqitet më pas si urinë.
3) Zorra e trashë vepron kryen funksionin e eliminimit të mbeturinave dhe materialeve të organizmit.
4) Ushqimi i patretur nuk duhet të qëndrojë gjatë në organizëm. Pse? “Gjithë ushqimet që hyjnë nga goja, duhet të largohen nga rektumi brenda 16 orëve, përndryshe, fillon proçesi dëmtues i kalbëzimit.”
Shenjat e konstipacionit:
1) Me pak se dy herë në ditë.
2) Sasi e vogël materiali fekal.
3) Ngjyrë e errët e materialit fekal.
4) Sforcim gjatëjashtëqitjes.
5) Erë e keqe e materialit fekal.
6) Nuk lundron në ujin e tualetit.
Simptomat e Konstipacionit
Oreks i dobët, ngathtësi në punë, dhimbje koke, irritueshmëri, humbje memorje dhe përqëndrimi, pagjumësi, shqetësime dhe ankthe, fryrje dhe parehati abdominale, humbje interesi për jetën në përgjithësi, probleme me lëkurën, bark i fryrë që del përpara, interes i ulët seksual, erë e keqe goje, lodhje, mbipeshë, gazra, gromëzira dhe gazra stomaku, shtim i dëshirës për të ngrënë, nervozitet, probleme menstruale, mungesë durimi, qarkullim i dobët i gjakut, tension i ulët i gjakut, tension i lartë i gjakut, kondicione neorologjike, neuroza, neurit(pezmatim nervi), humbje memorje, buza e poshtme e fryrë dhe e dalë para, rrathë të zinj poshtë syve, thonj dhe flokë të thyeshme, këmbë dhe duar të ftohta, përzierje, ënjtje këmbësh, anemi, shtim i aromës së keqe trupore, vënie e shtuar e barkut, dhimbje barku, anoreksi, depression fizik dhe nervor, kequshqyerje, gjuhë e veshur, zbehtësi lëkure, dhimbje në fund të shpinës, nevralgji.
Shkaqet
Dieta e papërshtatshme, ngrënie shumë e shpeshtë, mungesa e ushtrimeve, droga të ndryshme, kanceri, stresi emocional, mosdalja jashtë për arsye të ndryshme, laksativë kimikë, bllokim intestinal (divertikulit, zorrë e trashë spazmatike, atoni intestinale, depresion, mbështetje e dobët e legenit, antacidet, pasiviteti i nervave, aditivë kimikë, mbingrënia, kombinim i keq i ushqimeve, pije të ngrohta dhe të ftohta. Gjithashtu, defiçenca e Vitaminës B, veçanërisht Tiaminës, për shkak të dietës së papërshtatshme.
Trajtimi
1) Kujtoni Ligjet e Shëndetit (Ajër i pastër, diell, mosteprimi i ngrënies dhe pirjes, pushim, ushtrime fizike, ushqim i mirë, përdorim i ujit).
2) Eliminoni të gjitha produktet e bulmetit.
3) Eliminoni të gjitha produktet shtazore.
4) Eliminoni të gjithë elementët që dëmtojnë shëndetin.
5) Shtoni fibrat në dietën tuaj.
6) 2 lugë gjellë fara lini të bluara, prodhojnë bakterie/flora intestinale natyrale.
7) Shafran Indie për fuqizimin e murit intestinal.
8) Pini shumë ujë.
9) Konsumoni sa më shumë fibër.
10) Ecni çdo ditë.
Këshilla:
Zhvilloni një rutinë të rregullt ditore – Krijoni një program pastrimi për aparatin tuaj tretës.
Ndaloni menjëherë mbingrënien! Gjithmonë largohuni nga tavolina të pangopur.
Kombinojini mirë ushqimet. Hani ushqim organik, të pa-proçesuar dhe pa kimikate.
Hani në orare të rregullta.
Ndaloni marrjen e të gjithë stimulantëve.
Flini dhe pushoni mirë.
Përtypeni mirë ushqimin!
Mos hani në rast se nuk jeni të qetë dhe të uritur.
Ushtrimet fizike janë të domosdoshme!
Mos u shtrëngoni gjatë jashtëqitjes.
Një stol këmbësh (10-25 cm) ose një jastëk duhet vendosur para tualetit në mënyrë që ju të mbështesni këmbët ndërkohë që prisni për të eliminuar. Ky veprim mundëson ngjashmëri me pozicionin e natyrshëm të eliminimit “galiç”, dhe lehtsëson eliminimin.
Masazhojeni barkun 10 minuta në mëngjes dhe mbrëmje para se të eliminoni (një top tenisi mund të ndihmojë).
Përpiquni të jashtëqiteni pas çdo vakti ushqimor. Duhet të shkoni në tualet 20-30 minuta pas ngrënies, edhe nëse nuk keni nevojë të jashtëqiteni, në mënyrë që të stabilizoni një zakon të rregullt eliminimi.
Mendoni pozitivisht.
Mos u stresoni.

Ushqime laksative
Perimet – selino, lakra, presh, mashurka, qepë, lakër jeshile, pastinak, lakra brukseli, panxhar sheqeri, spinaq, karrota, lulelakër, sallatë jeshile, speca të kuq dhe jeshilë, radhiqe, çikore, lakërishtë.
Fruta – mollë, dardha, domate, mjedër, rrush i zi pa fara, rrush, portokalle, ananas, grejpfrut, shalqi, pjepër, stafidhe, fiq. FFrutat janë shumë të efektshme në trajtimin e konstipacionit dhe rritjen e kohës së tranzitit intestinal; megjithatë, frutat e thata mund të shkaktojnë gazra. Për këtë, gjithmonë lërini në ujë për rreth 12 orë para se ti konsumoni ato.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles