Mos i ujisni lulet me insekticide, thjesht provojeni këtë truk.
Lulet e dhomës, jo vetëm që ofrojnë komfor dhe ngrohtësi në banesën tuaj, por edhe shtojnë përqendrimin e oksigjenit në dhomë.
Fatkeqësisht, ndodh që lulja të fillojë të vyshket nga arsye të panjohura.
Gjendjes së këtillë mund t’i kontribuojnë dëmtues të imët, mizat e vogla, të cilat vështirë shihen me sy.
Fatmirësisht, ekziston një truk i thjeshtë i cili ju mundëson që shpejt t’i hiqni qafe mizat e vogla nga saksitë e luleve.
Për t’ia arritur këtij qëllimi ju nevojiten vetëm disa fije shkrepëseje të zakonshme.
Vetëm ngulni me kokë në dhe në distancë prej 5 cm nga skaji i saksisë dhe ujitni lulet. Pas dy ditësh, zëvendësoni fijet e shkrepëses me fije të reja, ndërsa pas dy ditësh mizat do të zhduken.