Të gjithë prindërit e dinë se ekranet janë të dëmshme për fëmijët, shkruan New York Magazine.
Televizorët, tabletat, apo telefonat e mençur – të gjitha konsiderohen të dëmshme për zhvillimin e mendjes, transmeton Koha.net. Në fakt, Akademia Amerikane Pediatrike (AAP) që disa vjet është duke rekomanduar që fëmijët nën moshën 2 vjeçare të mos kenë kontakt fare me ekranet, dhe fëmijët më të vjetër se aq të mos kenë kontakt më tepër se dy orë në ditë.
Por, tani kjo akademi sjell disa ndryshime në këtë aspekt.
Së pari, përderisa AAP rekomandon se fëmijën nën 18 muaj (më parë ishte 24) që të mos ekspozohen para ekranit, tani bëjnë përjashtim për video thirrjet, si aplikacioni ‘Face Time’ për anëtarët e familjes.
“Kur bashkëbisedoni me video, fëmijët nën 16 muaj që nuk tregojnë se po mësojnë, kjo mund të jetë përfituese në krijimin e lidhjes kur distanca fizike limiton ndërveprimin ndërmjet tyre”, thotë AAP.
Pas 18 muajve, AAP thotë se është në rregull t’iu tregohet atyre disa programe të caktuara për një kohë të limituar, por që duhet të jenë në kualitet të lartë, dhe prindërit duhet të monitorojnë përmbajtjen e tyre, e jo t’i lënë fëmijët vetëm që të shikojnë.
Sipas udhëzimeve të reja sugjerohet që fëmijët e moshës 2-5 vjeç që të kenë kontakt me ekran më pak se një orë ditë.
Studimet e reja tregojnë se fëmijët nën moshën 2 vjeçare ekspozohen shumë para ekranit, sidomos para telefonave të mençur, pasi janë më të vegjël, portativ, dhe qetësojnë fëmijët që janë duke çarë në një restorant apo vend publik.
Por studimet në vazhdimësi ka gjetur se foshnjat nuk kanë asnjë dobi prej tyre, dhe disa kanë gjetur edhe efekte të dëmshme.
Këto udhëzime të AAP-së, që janë shkencërisht të shëndosha, mund të jenë ndoshta të vështira për prindërit që t’i ndjekin, por të rëndësishme për fëmijët e tyre.
The post Ekspozimi para ekranit dëmton fëmijët, thonë shkencëtarët appeared first on Keshilla.NET.