Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Pse nënat janë fajtore për mbipeshën e fëmijëve?

$
0
0

2“Faji i nënave”. Një tjetër përgjegjësi bie mbi prindërit e veçanërisht mbi nënat. Fakti që, të dy prindërit punojnë, është i lidhur ngushtësisht me mbipeshën dhe obezitetin e fëmijëve. Të paktën kështu thuhet në një studim danez të ekonomistit Wencke Gwodzd e Copenhagen Business School.

Studimi analizoi një sërë kërkimesh të mëhershme, lidhur me nënat që punojnë dhe obezitetin e fëmijëve, duke zbuluar lidhje të ngushta mes këtyre dy elementeve në shumë vende.

Me fjalë të tjera, nëse krahas babait, kur edhe nëna është në punë është më e lehtë që fëmija të shëndoshet. Rezultati është edhe më i ndjeshëm në rastet e fëmijëve me moshë 5 deri në 10 vjeç, të cilët janë disi më të pavarur në zgjedhjen për të ngrënë, shkruan “noa.al”.

“Mirror” raporton se nëse nënat mungojnë për kohë të gjatë tek fëmijët edhe regjimi i tyre i gjumit nuk është i rregullt, duke çuar, gjithashtu, në shtim peshe.

The post Pse nënat janë fajtore për mbipeshën e fëmijëve? appeared first on Keshilla.NET.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles