Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Dieta e shëndetshme me mollë

$
0
0

mollaKëtë dietë e ka shpikur nutricistja Temy Flin, kur e kishte vërejtur se, duke marrë mollë para shujtave kryesore, klientët e saj kishin filluar të humbin në peshë.

Pas shumë eksperimenteve, Temy kishte ardhur në përfundim se, duke konsumuar mollë para shujtave, mund të “hani” 1 kilogram tuajin në javë, transmeton gazeta Kosova Sot.

KUJT I DEDIKOHET DIETA

Kjo dietë u dedikohet të gjithë atyre që kënaqen në shijen e mollëve. Brenda ditës sugjerohen 4 deri 5 shujta të vogla. Shujtat janë të shëndetshme, përkatësisht më me pak yndyrë.

SHEMBULLI I MENYSË

Kafjalli: Mollë, omëletë me djathin pa yndyrë, tërshërë (1 gotë). Zamra: Djathtë pa yndyrë (një pjesë të vogël). Dreka: 3 mollë, djathë pa yndyrë, gjoks pule nga skara, brokoli të zier, oriz integral. Zamra: “Smoothie”/ kafe/ çaj. Darka: Mollë, skumbri nga skara, sallatë të gjelbër.

PËRPARËSITË E DIETËS

Mollët garantojnë zvogëlim të oreksit. Kolesteroli do të ulet falë fibrave që i përmbajnë mollët. Mollët ulin rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe disa lloje të kancerit. Shujtat përcjellëse janë të ekuilibruara që ju sigurojnë nevojat për karbohidrate, pemë, perime dhe proteina. Mollët kujdesen për masën muskulore ndërsa që ua zbeh urinë. Mes të tjerash, ky ushqim nxit aktivitetet fizike, nuk do ta ndjeni lodhjen, do të keni përqendrim gjatë mbajtjes së dietës, e mund të bëni edhe ushtrimet e lehta.

MANGËSITË E DIETËS

Për të gjithë ata që nuk pëlqejnë mollët, kjo mund të jetë ngarkesë. Kështu, adhuruesit e ëmbëlsirave duhet të kërkoni dietë tjetër, sepse kjo është dietë rigoroze që ndalon ëmbëlsirat. Edhe vegjetarianët duhet të kërkojnë dietë tjetër.

MENDIMI I EKSPERTËVE

Mjekët dhe nutricistët pajtohen se kjo është një nga dietat e shëndetshme për ta reduktuar peshën trupore. Ushqimi që do ta hani është i shëndetshëm, e shujtat janë mesatare për t’i plotësuar nevojat.

The post Dieta e shëndetshme me mollë appeared first on Keshilla.NET.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles