Përveç se përmirëson shëndetin e zemrës dhe mbron shëndetin e syve, kungulli është burim i shijshëm i materieve ushqyese. Kungulli është shumë më shumë se dekorim i bukur për shtëpi gjatë vjeshtës. Me më pak se 100 kalori për vakt, është garniturë dhe shtesë e shkëlqyeshme për çdo ushqim.
Ka shije të shkëlqyeshme, është i mbushur me antioksidantë dhe vitamina. Zbuloni tre arsyet për shkak të të cilave duhet ta hani:
Së pari mbron sytë. Kungulli është burim i shkëlqyeshëm i beta karotenit, luteinës dhe zeaksantinës. Këto janë antioksidantë që mbrojnë shëndetin e syve dhe reduktojnë rrezikun nga krijimi i sëmundjeve të ndryshme të syve. Për shembull, ushqimi i pasur me beta karoten mund të shtyjë dobësimin e shikimit dhe humbjen e tij të shkaktuar me forma të ndryshme të degjenerimit makular.
Së dyti është aleati më mirë për dobësim. Zëvendësojini orizin e bardhë dhe pastat me kungull. Një filxhan kungull përmban vetëm 80 kalori, në krahasim me një filxhan pastë e cila përmban rreth 234 kalori. Përveç kësaj, kungulli është burim i shkëlqyer i vitaminave A dhe C, derisa orizi i bardhë dhe pasta nuk kanë aq shumë vlera ushqyese.
Së treti është një delikatesë e shëndetshme. Farat e pjekura të kungujve paraqesin zëvendësim të shkëlqyer për delikatesat e ndryshme të pashëndetshme, sepse përveçqë kanë shije të shkëlqyeshme, ato janë edhe të shëndetshme. Lani farat, thani dhe piqni në furrë rreth 20 minuta në 80 gradë celsius që farat t’i ruajnë të gjitha veçoritë ushqyese.
The post Ja tre arsyet pse duhet të konsumoni kungull appeared first on Keshilla.NET.