Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Studimi: Bëni seks më shumë, jua përmirëson memorien

$
0
0

3Çdo ditë, ju i bëni të gjitha gjerat që u janë shfaqur në mënyrë të madhe për të ndihmuar në forcimin e memories, madje pa menduar dy herë. Kafeja e mëngjesit? Ushtrimet gjatë ditës? Ngrënia e peshkut për darkë? Epo, sipas një studimi të ri, ekziston një mënyrë shumë më befasuese për ta forcuar memorien – të bësh seks.

Në një studim të publikuar në nëntor të këtij viti në “Archives of Sexual Behavior”, hulumtuesit kanë gjetur se ekziston një lidhje mes seksit dhe përmirësimit të memories, veçanërisht kur bëhet fjalë për mbajtje në mend. Në këtë studim, gratë që kanë bërë seks në mënyrë të shpeshtë, kanë treguar shenja të memories më të mirë, krahasuar me gratë që kanë bërë më pak seks, transmeton Express.

Për ta bërë studimin, hulumtuesit nga Universiteti “McGill”, u kanë kërkuar 78 grave të moshës mes 18 dhe 29-vjeçare, që t’i mbushnin pyetësorët për jetën e tyre seksuale dhe faktorët tjerë jetësorë, para se t’i bënin ato që t’i mësonin përmendësh disa fjalë të zakonshme dhe fotografi të fytyrave, që u janë prezantuar në kompjuter.

Ato më pas e shikuan një përzierje të fotografive të reja dhe vjetra, dhe u është kërkuar që t’i identifikonin fjalët dhe fytyrat që i kishin parë paraprakisht.

Dhe rezultati është se ato që kishin marrëdhënie të shpeshta seksuale, janë treguar më të mira në memorie, krahasuar me ato që nuk kishin marrëdhënie të shpeshta seksuale.

The post Studimi: Bëni seks më shumë, jua përmirëson memorien appeared first on Keshilla.NET.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles