Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Maskë me vezë dhe miell tërshëre

$
0
0

Dëshironi të trajtoni fytyren me një maskë të shëndetshme e cila do të pastrojë papastërtitë e poreve? Atëherë, ju sugjerojmë që t’a trajtoni atë me një maske të cilen fare lehtë mund t’a përgatisni me produktet që keni në shtëpi

Përbërësit;

1 vezë

1 lugë miell tërshëre

Nëse dëshironi mund të shtoni dhe pak mjaltë, gjithnjë nëse keni fytyrë shumë të ashper. Në një tas hedhni vezën, e përziejme më miellin e tërshëres, nëse shtoni mjaltin e hedhni dhe atë. Pasi të jetë krijuar një pastë homogjene e vendosni mbi lëkuren e fytyrës dhe e lini të qëndrojë për aq minuta sa të keni vënë re se lëkura ka marrë gjithë esencën e maskës. Shperlajeni fytyren me një peshqir të lagësht me fijë të buta për të mos ashpërsuar lëkuren, dhe në fund vendosni një krem hidratues. Veza do t’i dhurojë shkëlqim pigmentit të lëkurës, prandaj nëse e përdorni sa më shpesh do të keni një pamje shumë të shëndetshme.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles