Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Ja disa modele të flokëve për festa

$
0
0

Ja disa modele të flokëve për festaPër më të rejat dhe jo vetëm, nuk kemi dyshime: këshilla jonë eshtë të provoni gërshetat.

Janë shumë të lehta për t`u bërë dhe përveç kësaj, të japin dorë të krijosh.

Ju mund të krijoni edhe vetë stile vërtet të bukura flokësh, shumë chic dhe romantike, thjesht duke i rrotulluar rreth kokës e duke i fiksuar me karfica. Për një stil alla vitet `30, mund të provoni flokët e mbledhura, me një onde anash. Mos harroni që, në një krehje flokësh të tillë, mbledhja duhet të jetë e përsosur dhe pa asnjë bisht jashtë apo të çrregullt.

2

Pastaj, kemi flokët e mbledhura ëmbël, që nuk dalin kurrë nga moda. Këshilla jonë në këtë rast është të pasuroni krehjen me një kapëse kristali apo një rreth origjinal dhe të modës. Hidhini një sy galerisë se fotove dhe zgjidhni krehjen që dëshironi.

 

4Nuk është shumë shpejt, edhe sepse, në qoftë doni ta realizoni një model të caktuar te parukierja juaj e preferuar, do të jetë e nevojshme t`I çoni asaj foton e modelit dhe të caktoni një takim qysh më herët. Mos rrezikoni, sepse për festa të gjithë zbarkojnë në parukeri dhe mund të ngeleni pa gjë. 1. Ky model sugjerohet për vajza disi të reja në moshë, edhe sepse për ta realizuar atë duhen flokë të gjatë dhe të dendur.

5

Mbështjellja e gërshetit rreth flokut e bën këtë model shumë festiv e të përshtatshëm për mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Realizohet për 10 minuta. 2. Një mbledhje flokësh klasike dhe elegante, e cila sugjerohet për femra mbi 30 vjeç.

Ky model kërkon një veshje mbrëmjeje dhe një ambient shik, që të marrë kuptim. Aksesori për të kapur flokët, e bën stilimin më të përshtatshëm për festa. Realizohet për vetëm 6 minuta. 3. Për këtë model, fillimisht duhet të realizohen katër gërsheta, të cilat më pas mbështillen në majë, për të
dhuruar pamjen e këndshme që shikoni në foto.

3

Floku mund të mbahet kështu dhe në evenimente ku duhet të jemi serioze, por detaji i aksesorit “e zbut” atë dhe e bën festiv. Modeli realizohet për 5 minuta dhe është i këshillueshëm për zonja mbi 30 vjeç.
LEXO EDHE
Krishtlindjet dhe Viti i Ri: Ja dhuratat perfekte për femrat dhe meshkujt (Foto)
4 .Flokë të kapur pastër, pa kurrfarë stilimi; në gjuhën profesionale kjo quhet “kapje nusesh” dhe është shumë komode dhe e rehatshme, në rastet kur nuk kemi kohë për të realizuar një model më të sofistikuar dhe impenjativ. Ky model është i përshtatshëm si për moshat e mëdha, ashtu dhe për ato mbi 30 vjeç. Realizohet për 10 minuta.
Kaçurrelat e fryrë ‘rock’, alla vitet 70.

Stili rock i atyre viteve është një ndër stilet që i ka bërë ballë ndryshimit të tendencave ku spikasin kaçurrelat e fryrë dhe të çrregullt si dhe ngjyrat e ndryshme të toneve të syve, tipike të asaj kohe. Ky stil është pasqyrimi më i mirë i një vajze rebele, por njëkohësisht femërore. Një ndër stilet më të pëlqyer këtë sezon është ai ku kaçurrelat janë të imta dhe shumë voluminoze.

Në këto ditë festash është një stil që mund ta aplikoni dhe vetë nga shtëpia. STILI I VITEVE 60-të.
Elegant, klasik dhe i përshtatshëm për t`u mbajtur si gjatë ditës ashtu dhe në darkë. Është i thjeshtë për t’u realizuar dhe të jep një ndjesi komforti. Në rastin konkret, vajzës ia kam stiluar bishtin për të krijuar një stil më festiv, por edhe thjesht i lëshuar, është stil i pranueshëm dhe po aq elegant. Me këtë model, del në pah pjesa e shtrirë e balukes, pjesa e fryrë dhe bishti i stiluar. Ky stil shoqërohet shumë këndshëm me penela me ngjyrë, buzë natyrale, por në këtë rast është shoqëruar me nuanca natyrale në pjesën e syve dhe buzët e kuqe, një make up klasik, femëror dhe shumë sensual.

The post Ja disa modele të flokëve për festa appeared first on Keshilla.NET.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles