Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Maskë me asperin dhe lëng limoni

$
0
0

Me sa duket asperina është një medikament me të vërtetë i mrekullueshëm në sherimin dhe pastrimin e akneve. Asperina ka acid salicilik i cili është shumë efikas për lëkuren, ndërsa limoni ka  lëng me acid citrik me përbërës anti-bakterial, shumë i mirë për një lëkurë që është e arcaruar nga aknet. Ndërsa mjaltin e përdorni si zbutës, sodën e bukës e përdorni si pastrues të lëkures për të hequr masken.

Koha që do t’ju nevojitet për të përgatitur këtë maskë është vetem 7 minuta.

Përbërësit;

3-6 asperina

1 limon

1 sodë buke për t’u pjekur

1 filxhan ose gotë xhami për të shtypur asperinen

Mjaltë të shkrirë

Sipas madhësisë së fytyrës mund të merrni edhe asperinat, zakonisht 3-6 copë janë të mjaftueshme. I hedhni në një dërras me ndihmen e gotës i shtypni deri sa të therrmohet, pastaj i hedhni në një tas. Shtojmë me radh lëngun e limonit, sodën e bukës, mjaltin, i përziejmë së bashku deri sa të krijohet një pastë e një trajtshme dhe e vendosni mbi fytyrë. Masken e lini të qëndrojë deri sa të jetë tharë. Nëse keni akne të shumta vendosni më shumë nga maska e krijuar dhe e lini të qëndrojë më gjatë. Hiqeni masken me ujë të vakët, ose me një copë e cila është lagur me parë në ujë me sodë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles