Të gjithë do thoshin “ajo është e re, çfarë i nevojitet një kujdes si ky”, mirëpo bukuroshja 20 vjeçe ka vendosur që ta anashkalojë plakjen dhe t’ju rezistojë viteve që po vijnë.
Në fakt Kendall Jenner ka vendosur që misionin e saj ta bartë edhe te femrat e tjera dhe t’jua zbulojë sekretin e bukurisë, transmeton gazeta Kosova Sot.
Maska që ajo e përdor rregullon nivelin e PH-së në lëkurë, kujdeset për tenin dhe e mban të freskët, por edhe zvogëlon poret. Pra, maskën që ajo e aplikon në fytyrë përmban këta përbërës: – Lëng limoni; – Vezë. I përzieni mirë vezët e më pas ua shtoni dhe lëngun e limonit, e aplikoni në fytyrë dhe e mbani për tridhjetë minuta. Po ashtu, bukuroshja zbulon maskën natyrale që heq aknet. Krejt çfarë ju nevojitet është një lugë mjaltë, gjysmë lugë lëng limoni dhe gjysmë lugë sodë e bukës. Kur përzieni, pastën e aplikoni në vendet problematike.
The post Kjo është receta me dy përbërës e Kendall Jenner appeared first on Keshilla.NET.