Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Maskë për fytyrë të lodhur

$
0
0

Maskë për fytyrë të lodhurLëkura reflekton secilin emocion tuajin, prandaj mos lejoni që të plaket para kohës, ndërmerrni masa. Shenjat e stresit dhe lodhjes vërehen qartë në lëkurën tuaj.

Kjo është shenja më e mirë se lëkura kërkon shpëtim, e shpëtimin mund ta gjeni në miellin e misrit. Maska me këtë ushqim është ideale për lëkurën e lodhur, e lehtë mund ta përgatisni në shtëpi, transmeton gazeta Kosova Sot.

PËRBËRËSIT: 2 lugë miell misri; 3 lugë mjaltë; 1 të verdhët e vezës.

UDHËZIMET: Përzieni të gjithë përbërësit në enë, derisa përbërësit të bashkohen mirë. Maskën e aplikoni në fytyrë dhe e lini së paku 10 minuta. Këshillë plus: Nëse përdorni miellin që nuk është tepër i bluar, do të jetë piling për lëkurën tuaj. Në këtë rast, maskën e hiqni nga fytyra me ujë të vakët, lëvizje të buta.

The post Maskë për fytyrë të lodhur appeared first on Keshilla.NET.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles