Kurkumi, mëlmesa e cila ia jep ngjyrën e verdhë pluhurit curry, përdoret në mjekësinë indiane si digjestiv. Në disa vitet e fundit ndërgjegjësimi për kurkumin dhe përdorimin e tij si ilaç rritet vazhdimisht.
Në Indi shumë probleme shëndetësore siç janë problemet me mëlçinë, çrregullimet tretëse, me sëmundjet e lëkurës dhe shërimin e plagëve qysh shumë kohë më parë rregullohen me kurkum.
Kurkumi nuk është më mëlmesë që përdoret vetëm në përgatitjen e ushqimeve. Hulumtimi i kryer në United States Department of Agriculture (USDA) zbulon se si kurkumi përmban përbërësin i cili mund të bëjë mrekulli për shëndetin tonë.
Kurkumina është përbërës aktiv i kurkumit, ndërsa është treguar që ka hapësirë të gjerë të efekteve terapeutike dhe aftësinë e parandalimit të rritjes së kancerit të qelizave dhe shpejton metabolizmin.
Kurkumi ndihmon të shërohen inflamacionet të cilat i kontribuojnë rritjes së tumorit, parandalon që kancerogjenët të dëmtojnë ADN-në qelizore dhe rregullon dëmet tashmë të shkaktuara të ADN-së.
Studime të ndryshme laboratorike tregojnë që kurkumi ndihmon të ndalet rritja dhe përhapja e qelizave të kancerit, transmeton Koha.net. Hulumtimet tregojnë që mund të mbrojë nga kanceri i zorrës së trashë, si dhe melanoma, forma më vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës.
Kurkumi mund të parandalojë shfaqjen, si dhe të reduktojë simptomat e sëmundjes së Alzheimerit dhe Parkinsonit. Hulumtimet e mëhershme kanë treguar që kurkumi mund të shërojë sëmundjet e zemrës, artritin dhe depresionin.
Sigurisht që kurkumin mundeni akoma ta konsumoni si mëlmesë të ushqimeve. Ekspertët theksojnë se si 300 deri 500 mg kurkuminoidë në ditë është tërësisht e mjaftueshme për të mbrojtur shëndetin tuaj. Kurkumin mund ta konsumoni edhe në formë të suplementeve, respektivisht të shtesave të ushqimit.
Kurkumi është mëlmesë e shkëlqyeshme, e cila përdoret në përgatitjen e shumë ushqimeve nacionale. Më së shpeshti përdoret për përgatitjen e curry, por mund ta shtoni edhe në ushqime të ndryshme.
The post Fuqia shëruese e kurkumit appeared first on Keshilla.NET.