Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Si të dalloni nëse keni perioda normale ose jo?

$
0
0

Gjatë ditëve kur ju jeni në periode keni një rrjedhje gjaku përshembull, të pakten 5 lugë gjellë por nëqoftëse ju vuani nga ajo që ju e quani gjakderdhje e tepërt atëherë do të keni rreth 10-25 herë më shumë se sasia që treguam më siper. Do t’ju duhet të ndërroni linesin ose tamponin të pakten çdo orë, kur në fakt ju e keni ndërruar atë 3 ose 4 herë në ditë. Në qoftëse keni me të vërtetë shumë ju mund të perdorni të dy metodat mbrojtëse duke përdorur tampon dhe lines për një-herit. Shpesherë, do t’ju duhet që gjatë natës të ngriheni dhe të ndërroni masat mbrojtëse.

Gjakderdhja e rënduar ndikon edhe në rutinën tuaj ditore, duke mos ju lënë të bëni një aktivitet normal. Më poshtë do t’ju tregojmë një liste me shenjat e periodave të rënda. Nëqoftëse edhe ju keni ndonjë nga këto simptoma atëherë ju këshillojmë të kontaktoni me doktoreshen familjare që të kujdeseni për këtë problem.

Keni gjakderdhje të shumta, sa që nuk i përballon dot asnjë mbasë mbrojtëse edhe pse ju i ndërroni ato zakonisht.

Ju duhet të ndërroni mbrojtjet higjenike gjatë natës.

Ju duhet të dyfishoni mbrojtjen tuaj higjenike për të kontrolluar gjakderdhjen.

Periodat ju pengojnë të shkoni në shkollë ose në punë.

Periodat ju pengojnë në aktivitetet tuaja shoqërore, dhe në jetën personale.

Shpesh-herë ju duhet të planifikoni takimet, dhe aktivitetet tuaja.

Këto janë disa nga pytjet që ne paraqitem por, nëse ju keni përgjigjet e sakta për të gjitha këto pytje atëherë do të thotë që ju keni nevojë urgjentisht për një kontroll mjeksor.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles