Limoni është një nga ushqimet që përdoret së tepërmi në tavolinat e gjithsecilit. Ai, është i pasur me vitamina dhe forcon së tepërmi sistemin imunitar. Limoni përdoret nga të gjithë. Lëngu i tij gjen përdorim si në kuzhinë ashtu edhe në fusha të tjera.
Limoni mund të përdoret në mënyra shumë të ndryshme për të pastruar shtëpinë, por edhe si një produkt bukurie për të hequr pikat e zeza në fytyrë dhe për ta bërë lëkurën më të ndritshme. Përsa i përket lëkurës së limonit, ju këshillojmë mos ta hidhni, ajo mund t’ju vijë në ndihmë.
Por a e keni menduar ndonjëherë se si mund t’i përdorni lëkurat e limonit?
Kur nuk janë të trajtuara me produkte kimike dhe vijnë nga kultivime biologjike, lëkurat e limonit mund të përdoren në mënyra të ndryshme.
Limoni mund të përdoret si produkt bukurie për të hequr pikat e zeza në fytyrë dhe për ta bërë lëkurën më të ndritshme. Por përdorim të gjerë ka edhe lëkura e tij, sidomos kur limoni nuk është i trajtuar me produkte kimike.
Në mëngjes, të gjithë duhet të pinë një gotë ujë me limon për të përmirësuar shëndetin. Por ata që e kanë kolesterolin e lartë, mund t’i shtojnë edhe lëkurat e limonit, një element i pasur me antioksidantë dhe flavonoidë.
Nëse keni lëkurën e bërrylave shumë të ashpër, krijoni një përzierje me sodën e bukës (hidhini shumë pak ujë), lëkurën e limonit dhe lëngun e tij. Do të gjeni zgjidhjen perfekte për ta bërë lëkurën e bërrylave tuaj të butë. Aplikojeni këtë “krem” të bërë në shtëpi menjëherë pasi të keni bërë dush.
Dëshironi të pastroni kuzhinën pa përdorur detergjentët e tregut, të cilët janë gërryes dhe toksikë? Për të dezinfektuar çdo lloj sipërfaqeje, mund të përdoret lëkura e limonit, e cila ka veti shumë të mira antibakteriale.
Ekzistojnë përbërës të ndryshëm për të pastruar furrën pa përdorur produkte kimike. Një nga këta është përdorimi i lëkurës së limonit, që mund të hidhet në një tas me ujë (që duron nxehtësinë). Vendoseni atë në mikrovalë ose në furrë dhe lëreni deri sa të valojë. Avulli do të mundësojë heqjen e njollave dhe të erës së keqe në një mënyrë tepër të lehtë.
Nuk dini ende një mënyrë natyrale se si të largoni insektet nga ambientet tuaja të shtëpisë? Lëkura e limonit mund të jetë një mënyrë shumë e mirë, sepse era e saj e fortë i bezdis shumë milingonat, mizat apo çdo insekt tjetër. Mjafton që t’i vendosni lëkurët e limonit të prera hollë në cepat e dhomave.
The post Vlerat e lëkurës së limonit appeared first on Keshilla.NET.