Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Me këto ilaçe natyrale, gripi as që ju afrohet

$
0
0

Me këto ilaçe natyrale, gripi as që ju afrohetKëto janë ilaçet natyrale, të cilat, nëse i merrni me kohë dhe si preventivë, mund të ndalojnë arritjen e gripit dhe ftohjes, transmeton gazeta Kosova Sot.

“ECHINACEA”

“Echinacea” me dekada rresht nëpër qarqet e ekspertëve njihet për nga mundësitë e saj për forcimin e sistemit imun. Në Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sugjerohet marrja e bimës te shenjat e para të sëmundjes, te infeksionet akute të organeve të frymëmarrjes, përfshirë gripin, ftohjen, bronkitisin, sinuset, inflamacionet në vesh dhe alergjitë nga bari.

HUDHRA

Hudhra përmban substancën e quajtur alibinë, që ka përbërës të fortë kundër mikrobeve. Kur të ftoheni, më së miri do të ishte të hani sallatë me lakër turshi (mos e zieni) në të cilën ka sasi të madhe me vitamina C dhe shtoni hudhër të freskët dhe piper. Hudhra në masë të madhe e forcon organizmin nëse e merrni për ditë ndikon si masë parandaluese.

XHINSENGU

Para së gjithash vepron si adaptogjen (pakëson ndikimin stresit në organizëm), është preparat i hatashëm për forcimin e imunitetit te personat e lodhur dhe të moshuar. Kjo ul nivelin e sheqerit në gjak. Është vërtetuar se edhe përmirëson funksionet kognitive. Ndikon mirë edhe në qarkullimin e gjakut.

PROPOLISI

Propolisi është prodhim shërues i bletëve. Shkaku i përbërjes, propolisi ndikon kundër viruseve, baktereve dhe kërpudhave. E veçanta e tij është se bakteret nuk mund të shkaktojnë rezistencë ndaj tij dhe nuk shkakton efekte të dëmshme anësore, që kjo nuk ndodh tek antibiotikët sintetikë.

QIMNONI I ZI

Qimnoni i zi, me sukses përdoret tash e mijëra vjet për shërimin e shumë sëmundjeve, përfshirë dhe gripin. Për këtë bimë ka folur edhe i dërguari i Zotit, profeti Muhamed, i cili kishte thënë: “Qimnoni i zi shëron të gjitha, pos vdekjes”. Qimnoni i zi mund të përdoret si preventivë për grim dhe shërimin e tij. Ndihmon edhe te kolla, e forcon imunitetin.

XHENXHEFILI

Xhenxhefili me mijëra vitet përdoret si erëz dhe ushqim, por edhe për zbukurim. Mjekësia popullore e cilëson ilaçin më tumirë kundër gripit dhe ftohjes. Rrënja e tharë përdoret për dhimbjet në lukth, diarrenë, shërimin e sëmundjeve reumatike. Mund të përdoret edhe në formë të kompresës te inflamacionet dhe të ënjturat, ngërçet në këmbë dhe te artriti.

The post Me këto ilaçe natyrale, gripi as që ju afrohet appeared first on Keshilla.NET.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116