Jo vetem frutat e bimes, por edhe vaji qe nxirret prej gjetheve te saj ndihmon ne kurimin e semundjeve. Rezultate te shkelqyera vaji i trendafilit te eger jep ne shqetesimet e temthit dhe rrit sasine e lengut ne te.
Gjashte deri ne shtate pika te vajit hidhen ne gjysme gote me uje dhe pihet cdo mengjes.
Vaji keshillohet te perdoret edhe ne qetesimin e dhembjeve te femrat. Shume i rendesishem eshte vaji i bimes ne sherimin e plageve kur shoqerohen me hemorragji. Ne perberje te vajit ekziston nje substance qe mundeson mpiksjen e gjakut dhe ndalon hemorragjine.
Ne keto raste, lyerja e plages tri here ne dite eshte shume e rendesishme. Trendafili i eger ose Rosa canina, sic quhet ne latinisht, eshte nje bime qe mund te gjendet kudo ku ka shkurre dhe ka nje perhapje te gjere ne te gjithe vendin.
Kjo bime mund te lulezoje vetem nje here ne vit ne muajin qershor. Frutat e saj jane te vetmet pjese te bimes qe sherbejne per kurimin e semundjeve.