Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Sytë rozë – trend i ri në grim

$
0
0

Sytë rozë - trend i ri në grimKalendari dimëror ende nuk ka kaluar, por se në botën e bukurisë porosia është e qartë: “Lamtumirë, shihemi sezonin tjetër”! Grimerët profesionistë, por edhe amatorët me të madhe po përqafojnë trendët e rinj në grim, duke përshëndetur pranverën, që është para nesh.

Kështu, ‘Instagrami’ është vërshuar me fotografi të mënyrës së re të grimit, më saktësisht me ngjyrën e hijes që nënkupton, e kjo është ajo rozë. Kjo është bukuri. Vetëm përcillni trendët në rrjetin shoqëror dhe sytë si këta ju magjepsin. Kjo “Barbie” vërtet duket bukur, sidomos si zeshkane dhe brune, duke krijuar një kontrast të bukur, transmeton gazeta Kosova Sot.

Natyrisht, me rëndësi është të gjeni pikërisht nuancën e duhur për ju, që nuk është aspak detyrë e lehtë, sepse duhet që në mënyrë të përsosur të përshtatet me tenin tuaj, nëntonet e lëkurës, ngjyrën e flokut, syve… Këshillë që mund t’ju japim – provoni dhe provoni derisa të gjeni atë ngjyrën e duhur rozë.

Eksperimentoni, sepse kjo është filozofia e grimit!

2

Mund të përdorni dhe bojëkuq rozë, nëse e keni një të tillë.

Nëse nuk jeni aq të gatshme për të blerë një paletë të hijeve rozë, mund të shërbeheni edhe me disa produkte të tjera në këtë ngjyrë. Për shembull, mund të përdorni buzëkuq, dhe në vend se ta aplikoni në buzë, e aplikoni në kapakët e syve.

3

Shikoni disa fotografi, që pasojnë dhe binduni përse jemi të mahnitur me këtë trend, e më pas kuptojeni vetë se si mund ta arrini një dukje si kjo, pa blerë gjithë paletën rozë të grimit rozë.

The post Sytë rozë – trend i ri në grim appeared first on Keshilla.NET.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles