Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Cirkumcizioni zvogëlon rrezikun nga kanceri i prostatës deri në 60 %

$
0
0

Cirkumcizioni zvogëlon rrezikun nga kanceri i prostatës deri në 60 %Cirkumcizioni (syneti) mund ta zvogëlojë rrezikun nga kanceri i prostatës deri në 60 %, thotë një studim i ri. Syneti i meshkujve bëhet për arsye të ndryshme, si për shkaqe fetare, apo të higjienës.,raporton Gazeta Kosova Sot

Por, studimi i ri kanadez tani tregon se ai është metodë efikase për zvogëlimin e rrezikut të kancerit të prostatës. Por, studimi thotë se efekti maksimal mbrojtës vërehet te personat te të cilët cirkumcizioni bëhet pas moshës 35-vjeçare. Dobia më e madhe është parë te meshkujt e racës së zezë, të cilët nëse bënin cirkumcizion, kishin për 60 % më pak gjasa që të sëmureshin nga kanceri i prostatës.

Dobia është e pamohueshme edhe te personat që bëhen synet gjatë fëmijërisë, apo moshës së re, por suksesi më i madh te personat pas moshës 35-vjeçare mund të ketë të bëjë me ndonjë gjendje pre-kanceroze në lëkurën e tyre, që do ta ketë bërë të nevojshme cirkumcizionin. Ky studim u udhëhoq nga Dr. Parent dhe Dr. Andrea Spence, nga Universiteti i Kebekut, Kanada

The post Cirkumcizioni zvogëlon rrezikun nga kanceri i prostatës deri në 60 % appeared first on Keshilla.NET.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles